Studentja zgjohet e tmerruar me kokën në formë llambe, arsyeja boja e flokëve (Video)

Studentja zgjohet e tmerruar me kokën në formë llambe, arsyeja boja e flokëve (Video)

Studentja Estelle në gjendje normale dhe me kokën e deformuar

Një studente ka përjetuar një tmerr kur është zgjuar dhe ka parë që koka e saj kishte marrë formën e një llambe. Estelle, 19 vjeç vetëm një ditë më parë kishte lyer flokët e saj me bojë të zezë, por tentativa për t’u kthyer nga bjonde në brune rezultoi me pasoja katastrofike, shkruan “Le parisien”.

Studentja u dërgua në spital, ku mjekët i thanë se kishte ndodhur për shkak të një reaksioni që kishte ndaj lëndës para-fenilenediamin (PPD). PPD gjendet në 90% të bojërave të flokëve, por përqendrimi i kësaj lënde është kufizuar me ligj në vitin 2013.

Estelle kishte alergji ndaj kësaj lënde dhe si fillim kishte pasur kruajtje. Por nuk i ka kushtuar rëndësi dhe pasojat janë zmadhuar gjatë kohës që ajo flinte. Kështu që kini parasysh t’i kushtoni vëmendje testit paraprak të rekomanduar, pasi mund të përfundoni në një gjendje të tillë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës