Një studente i ka hedhur bojë të zezë në kokë rektorit të Universitet të Shkodrës "Luigj Gurakuqi".

Rektori Adem Bekteshi ndodhej në senatin e Universitetit, ku do të niste mbledhja e Komisionit të Etikës për të marrë një vendim kundër studentëve.

Bëhet fjalë për studentët që më 3 prill të këtij viti thyen xhamat e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik në Shkodër. Ky gjet u bë pas vonesës për hapjen e godinës së re të Fakultetit, që ishte parashikuar të bëhej në muajin Janar.

Boja mësohet se i është hedhur nga studentja Pranera Paci, studente në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës.

Pas ngjarjes së prillit, rektori i Universitetit Adem Bekteshi i quajti sulmet e studentëve sjellje prej vandalësh.

Studentët thanë se ishin revoltuar për shkak të vonesës për hapjen e godinës, sepse kjo i sillte përplasje oraresh dhe mësim me orë të zgjatura.