/ATSH/ - Njerëzit që bëjnë bamirëse janë më të shëndetshëm, më të lumtur e jetojnë më gjatë. Këtë gjë e vë në dukje një studim i ri, i kryer nga profesorë të Universitetit të Miçiganit, i pasqyruar në "The Huffington Post".
Sipas psikologëve është bërë aq e zakonshme për njerëzit që të bëjnë gjëra për përfitime personale, ku të gjitha favorët që bëhën pritet që të kthehen në një formë apo në një tjetër. Ndërsa bamirësia e pastër, tashmë është bërë shumë e rralë.
Njerëzit të cilët me të vërtetë nuk presin shpërblim për mirësinë e tyre , gjejnë më shumë vlera në jetë. Për shkak se ata japin aq shumë dashuri e kurrë nuk ndjehen të uritur për të. "Sa më shumë që ata japin, aq më shumë ata marrin", - shtojnë psikologët.
Kjo ndodh sepse individi bujar nuk gjen keqardhje në faktin e të dhënit të diçkaje, por vetëm kënaqësi. Studimi ka gjetur se donacionet bamirëse mund të lehtësojnë stresin, dhe se ata që japnin para për bamirësi u vlerësuan më të lumtur se ata që jepnin para për një shpenzim personal.
"Kjo është një formë për të qënë të shëndetshëm e për të patur marrëdhënie më të qëndrueshme. Njerëzit gjithmonë do të tërhiqen prej njerëzve bujarëve sepse personi që jep, ngjall gjithmonë interes e tërheqje, për shkak se ato janë shumë miqësorë"-theksojnë psikologët e studimit.
Sipas hulumtimit, kur ju jeni të zënë duke ndihmuar të tjerët, ju nuk jeni shumë të shqetësuar për të ardhmen. Kjo sepse, ju e keni harruar veten, e keni harruar shqetësimin, sepse ju keni besim të vërtetë tek njerëzit dhe tek mirësia e tyre. Edhe pse ju e dini që ka njerëz tmerrshëm në botë, ju e kapërceni këtë, e gjeni lehtësimin e stresit duke ndihmuar të tjerët.
Sipas këtij studimi , dhënësi në fund të fundit përfiton më shumë se marrësi. Kjo sepse bujaria përkthehet në jetëgjatësi.
"Edhe pse ju nuk mund ti keni të gjitha në afat të shkurtër, ju do të keni sukses afatgjatë. Veprat e mira nuk do të shkojnë pa u vënë re për shumë kohë. Personi bujar mund të shikojë përpara për një jetë të gjatë dhe të lumtur".- thekson studimi
/Shqiptarja.com