Për të gjithë ata që duan të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasada Amerikane ka dhënë së fundi një njoftim të rëndësishëm.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të “Facebook”-ut Ambasada Amerikane në Tiranë, bën të ditur se të studiosh në SHBA, është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata nxënës apo studentë që janë të interesuar të vazhdojnë studimet atje.
"Të studiosh në SHBA është një mundësi e shkëlqyer, por ju nuk mund të punoni në Shtetet e Bashkuara për të financuar arsimimin tuaj. Education USA Albania është vendi i duhur ku mund të hartoni një plan për të paguar shkollimin tuaj në Shtetet e Bashkuara", thuhet në njoftimin e Ambasadës.