Studimi, 312 fëmijë punojnë
në industrinë e drogës

Studimi, 312 fëmijë punojnë<br />në industrinë e drogës
TIRANE- Shitje të produkteve në rrugë, ngarkim shkarkim, pastrim rrugësh dhe varrezash janë disa nga punët që kryejnë fëmijët shqiptarë, ndërkohë studimi në i fundit i realizuar nga UNICEF ka treguar edhë një fakt tronditës, ku ata punojnë në industrinë e drogës, pikërisht në paketimin e mariuanës në Lazarat. Sipas të dhënave të këtij studimi janë 312 fëmijë të cilët kanë pohuar se kryejnë këtë punë për shkak të të ardhurave të shumta që kjo “punë” sjell për ta.
 
Studimi
Me qindra fëmijë shqiptarë, kryesisht të komunitetit rom të zonës së Gjirokastrës, janë përfshirë në kultivimin e marijuanës në Lazarat, pasi kjo punë u sjell më shumë përfitime. Fakti tronditës është zbuluar nga studimi i UNICEF, i cili u publikua dje ndërkohë që Ministria e Mirëqenies Sociale ka pohuar se tashmë do të nisë një fushatë për sisteminin e këtyre fëmijëve. “Studimi nxori në pah një fenomen të ri të hasur gjatë fazës së dytë të numërimit lidhur me kultivimin e marijuanës në Lazarat (Gjirokastër), i cili përfshinte 312 fëmijë. Edhe fëmijët nga rajonet e largëta e përmendën këtë si një mundësi që ofronte fitime të larta, duke sugjeruar se fëmijët dhe familjet e tyre mund të lëviznin në atë zonë.

Lëvizshmëria u konfirmua si një veçori e fëmijëve në situatë rruge, por më specifikisht familjeve të tyre, duke qenë se fëmijët më të vegjël kishin ndjenjën se i përkisnin vetëm një qyteti, duke mos mbajtur mend migrimin e mëparshëm të familjes së tyre”, thuhet në studimin e publikuar nga UNICEF. Sa i përket moshës, me të shumtë janë fëmijet nga 6 deri në 14 vjeç. Meshkujt që i përkasin komunitetit rom, janë grupet më në risk, ndërkohë që Tirana, Shkodra, Lezha, Dibra, Korça, Elbasani dhe Gjirokastra numërojnë numrin më të madh të fëmijëve që punojnë në rrugë dhe që s’kanë qenë asnjëherë në shkollë. “1680 fëmijë janë të kësaj moshe ose 66.5%. Adoleshentët apo 15-16 vjecarët janë 29.5% apo 745 fëmijë. 102 fëmijë apo 4% e tyre janë e moshës 0-4 vjec. Janë fëmijët që ne i shohim në krahët e nënave në kryqëzimet e Tiranës, por jo vetëm”, tha Zini Kore, përafqësues i projektit. Ndërkohë sa i perket shifrave në total rezulton se gjatë periudhës së verës së vitit të kaluar u evidentuan 2014 fëmijë në 8 qarqe të vendit dhe 2527 fëmijë gjithsej u identifikuan në tetor 2013, në 12 qarqe të vendit.
 
Masat
Në studim janë evidentuar edhe punët që këta fëmijë kryejnë dhe rezulton se ato janë të shumta duke nisur që nga shitjet në rrugë e deri te minierat. “Punët informale përfshijnë ngarkimin dhe shkarkimin e kamionëve të mallrave, puna në bujqësi, pastrimi i rrugëve, pastrimi i varrezave, përkujdesja për shezllonët në plazhe, puna në hyrjet e minierave si dhe performanca në rrugë. Trendi në punët jozyrtare është drejt një diversiteti në rritje të aktiviteteve dhe këto punë shkojnë përtej infrastrukturës urbane më shumë sesa besohej më parë”, thuhet në studim. Përballë kësaj situate, Ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj ka premtuar reformin të shërbimeve sociale.

Ndërkohë që ju ka bërë thirrje bashkive që të marrin përsipër kopetencat e tyre për mbrojtjen e fëmijëve që janë në rrugë. “Shërbimet sociale multidisiplinore në nivel komuniteti pothuajse nuk egzistojnë fare dhe aty ku egzistojnë ofrohen nga organizatat e shoqërisë civile ose nga organizata me bazë besimi. Fjala strukturë në bashkinë e Tiranës apo në minibashkinë e qytetit apo në qytete të tjera është përgjegjëse për trajtimin e rasteve të të gjithë fëmijëve që sot gjenden në rrezik trafikimi në rrugët e qytetit tonë duke lypur”, tha Veliaj. Nga ana tjetër ai i ka bërë apel qytetarëve që të mos japin lëmoshë për këto fëmijë, pasi ajo që japim nuk shkon në të mirë të tyre, por përfundon në duart e tutorëve, duke siguruar deri në 10 mijë lekë të reja në ditë nga këta fëmijë. 

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona