Studimi 50-vjeçar, njerëzit e gjatë
janë më të rrezikuar nga kanceri

Studimi 50-vjeçar, njerëzit e gjatë<br />janë më të rrezikuar nga kanceri
Një studim suedez i pesë milionë njerëzve duket se mbështet teorinë se gjatësia e një personi ka lidhje me kancerin. Studimi ka gjetur se gratë e gjata kanë 20 përqind më shumë shanse të preken nga kanceri në gji, ndërsa burrat e gjatë kanë 30 përqind shanse më të mëdha të preken nga kanceri i lëkurës.

Ekspertët, megjithatë, thonë se studimi nuk ka marrë parasysh shumë faktorë të rrezikut dhe se personat e gjatë nuk duhet të shqetësohen.

Studimi është bërë nga Instituti Karolinska në Stokholm dhe ka zgjatur më shumë se 50 vjet. Edhe disa studime të mëparshme kanë treguar lidhje mes kancerit dhe gjatësisë, por pse ekziston një lidhje e tillë ende nuk dihet.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene