Studimi: Abuzimi psikologjik
ndikon zhvillimin e fëmijës

Studimi: Abuzimi psikologjik <br />ndikon zhvillimin e fëmijës
Prindërit të cilët detyrojnë, poshtërojnë ose abuzojnë emocionalisht me fëmijët mund të mos e marrin me mend dëmin që iu shkaktojnë dhe shpesh nuk marrin ndihmën e duhur për vete dhe fëmijët e tyre.
Konkluzioni i studimit më të fundit të Akademisë Amerikane të Pediatrisë bëri gjithashtu me dije se "keqtrajtimi psikologjik është po aq i dëmshëm sa të gjitha llojet e tjera të keqtrajtimit, abuzimeve, si ai fizik apo seksual”.

Ekspertët shprehen se është e vështirë për të ndarë abuzimin emocional me fjalët e tepërta të thëna nga prindërit në drejtim të fëmijëve, por sqarojnë se abuzim është ndërveprimi ndërmjet prindit dhe fëmijës, i cili shkakton vështirësi në zhvillimin dhe mirëqenien emocionale të fëmijës.

Më konkretisht, fyerje të përsëritura, kërcënime që prindërit i bëjnë fëmijëve apo trembje për t’i detyruar të bëjnë një veprim të caktuar, të gjitha bashkë kategorizohen si abuzim emocional, i njëjtë në dëme si abuzimi fizik apo seksual.

Një nga studiuesit amerikan thotë se shumë prindër nuk e kuptojnë se çfarë shkaktojnë tek fëmijët e tyre, kur disa herë në ditë i quajnë “pa të keq” budallenj ose nuk vlerësojnë veprimet e tyre.

Raporti, thotë se abuzimi emocional mund të shkaktojë deri edhe sëmundje mendore, agresioni si dhe paaftësi për të studiuar në shkollë. Abuzimi emocional me fëmijët është veçanërisht i dëmshëm në tre vitet e para të jetës.

Në përfundim raporti i bën thirrje prindërve që nëse kanë sjellje të tilla me fëmijët të kërkojnë ndihmë tek psikologët dhe të lënë mënjanë problemet e tyre familjare kur bëhet fjalë për të komunikuar me fëmijët e tyre.
(km/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar