Studimi amerikan/ Liderët botërorë më aktivë në rrjetet sociale; Rama në “Top 10” bashkë me Trump e Trudeau

Studimi amerikan/ Liderët botërorë më aktivë në rrjetet sociale; Rama në “Top 10” bashkë me Trump e Trudeau

Edi Rama, Donald Trump dhe Justin Trudeau, mes lidereve me aktive dhe efikase ne bote ne rrjetet sociale

Një studim i kryer së fundmi lidhur me liderët botërorë në Facebook i kryer nga kompania Burson Cohn & Wolfe, një agjenci globale e komunikimit me ekspertizë të lartë në komunikimet dixhitale dhe të integruara ka paraqitur disa rezultate mjaft interesante.

Në fakt, në “Top 10”, ndërmjet liderëve të rëndësishëm botërorë si Donald Trump, Justin Trudeau i Kanadasë dhe Narendra Modi i Indisë, figuron ehde kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Rama ndodhet në vendin e 10-të në botë, mes liderëve më efikasë dhe aktivë në rrjetet sociale.

Por risia e Ramës me ERTV që në Shqipëri mund të ketë gabitur ndokënd, nuk është asgjë në krahasim me mënyrën se si ndërvepron kryeministri i Kamboxhiës në rrjetet sociale, i cili ndodhet në vendin e katërt në botë. Në fakt ai transmeton në Facebook edhe ndeshje futbolli si dhe konkursin muzikor "The Voice" dhe është jashtëzakonisht i ndjekur. 

Rama ka mbi 13 milionë reagime gjatë periudhës së studimit në Facebook, për sa i takon pëlqimeve, komenteve, shpërndarjeve dhe reagimeve të tjera.

Studimi

Deri më 15 mars 2018, qeveritë dhe udhëheqësit e 175 shteteve kanë një prani zyrtare në rrjetet e tyre sociale, çka përbën 91% e 193 shteteve anëtare të OKB-së. 650 faqet personale dhe institucionale e liderëve botërorë, qeverive dhe ministrave të jahstëm të analizuara në këtë studim kanë një total të përzier prej 309.4 milionë pëlqimesh të faqes deri në 15 mars 2018. Që prej 1 janarit 2017, ata kanë publikuar një total prej 536,644 postimesh që kanë marrë afërsisht 900 milion reagime.

Barack Obama ishte lideri i parë botëror që hapi një faqe në Facebook në mars 2007, kur ai ishte ende guvernator i Illinois. Gjatë dekadës së mëpasme, Facebooku është kthyer në një kanal të “detyrueshëm” për komunikimin me votuesit potencialë gjatë fushatave elektorale.  Ndërkohë që shumë politikanë i përdorin kanalet e medieve sociale gjatë fushatave elektorale, angazhimi në mediat sociale ëhstë bërë pjesë e komunikimeve normale te qeverive.

Kryeministri Indian Narendra Modi është politikani që ka audiencën më të madhe në botë në Facebook me mbi 43.2 milionë pëlqime në faqne e tij, thuajse dy herë më shumë se presidenti i SHBA-ve Donald Trump i cili ka 23.1 milionë pëlqime në faqen e tij në Facebook.

Donald Trump poston mesatarisht pesë herë në ditë, mbi dy herë më shumë se kryeministri indian dhe që prej 1 janarit 2017, faqja e tij ka marrë 204.9 millionë reagime (komente, pëlqime dhe shpërndarje), thuajse dyfishi i Narendra Modi i cili ka 113.6 millionë reagime.

Vetëm pak prej liderëve botërorë i menaxhojnë vetë faqet e tyre, apo publikojnë vetë në profilet e tyre. Një gjë e tillë zakonisht bëhet nga stafet e tyre të rrjeteve sociale. Megjithatë ka ehde përjashtime të njohura.

Rama mes liderëve botërorë më interaktivë

Shumë faqe në Facebook përkthehen në ndërvepruese të gjera (në bazë të pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve). Presidenti amerikan Donald Trump është shumë efektshëm në Facebook. Edhe pse ka thuajse gjysmën e ndjekësve të kryeministrit indian Narendra Modi, ai ka thuajse dyfishin e ndërveprimeve të tij.

Kryeministri i Kamboxhias ka rënë nga vendi i dytë në atë të katërt, me vetëm 36 milionë ndërveprime. Samdech Hun Sen shpërndan shpesh foto me familjen, apo të vetes duke luajtur golf, si dhe ndonjë selfie të rastit.  Ai e ka kthyer faqne e tij shumë aktive për eventet e drejtëpërdrejta, madje transmeton në të ndeshje futbolli dhe konkursin muzikor “The Voice of Cambodia”. Nuk është për t’u habitur, që 38% e shikimeve të tij në 2017, kanë qenë nga video live.

Presidenti i Argjentinës Mauricio Macri është në vend të pestë me 33 milionë ndërveprime. Kryeministri kanadez Justin Trudeau, Uhuru Kenyatta i Kenias, faqja institucionale e kryeministrit indian dhe kryeministri shqiptar Edi Rama plotësojnë top 10 me mbi 13 milionë reagime.

Edi Rama, lideri i 10-të në botë si më interaktivi në rrjetet sociale

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 02/05/2018 15:24

    Si eshte e mundur dhe ku eshte arsyeja qe, lideret tane, te zgjedhurit e popullit, nga i cili kane marr besimin e plote, Edi Rama e Hashim Thaci, te renditen nder te paret e suksesshem ne bote,siç eshte rasti me Edi Kriqat Ramen, e ne vend ku ata qeveirsin, ne Shqiperi e Kosove, keta lider qeveritar e udheheqes, te jene ne "thumbin" e urrejtjes,mospranimit e sidomos urrejtjes nga menia e zilia, e subjekteve pariake opozitare.Kjo eshte vertet mospajtim i partive opozitare me arbitrin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale