Studimi amerikan: Mbajtja e fëmijëve ukrainas në kampet ruse mund të jetë krim lufte

Studimi amerikan: Mbajtja e fëmijëve ukrainas në kampet ruse mund të jetë krim lufte

Rusia po mban të paktën 6.000 fëmijë nga Ukraina në kampe që kanë për qëllim riedukimin, gjë që mund të përbëjë krim lufte, thuhet në një studim amerikan të publikuar më 14 shkurt. Që nga fillimi i luftës pothuajse një vit më parë, fëmijë të vegjël, madje katëmuajsh, janë marrë dhe janë dërguar në 43 kampe në mbarë Rusinë, përfshirë edhe në Krimenë e aneksuar nga Moska dhe Siberi, për “edukim që lidhet me patriotizmin pro-rus dhe për edukimin që lidhet me ushtrinë”.

Kështu u tha në raportin e publikuar nga Qendra për Hulumtime Humanitare Yale, institut që është themeluar nga Departamenti amerikan i Shtetit. Nathaniel Raymond, hulumtues në Yale, tha se Rusia ka bërë “shkelje të qartë” të Konventës së Katërt të Gjenevës mbi trajtimin e civilëve gjatë luftës dhe tha se ky raport duhet të jetë alarm. Aktiviteti rus “në disa raste përbën krim lufte dhe krim kundër njerëzimit”, tha ai për gazetarët.

Në raport bëhet thirrje që një trup i pavarur të ketë qasje në kampet dhe Rusia të ndalojë menjëherë birësimin e fëmijëve ukrainas. Qeveria ukrainase së fundmi ka thënë se mbi 14.700 fëmijë janë deportuar në Rusi dhe ka pretenduar se disa prej të cilëve po keqpërdoren seksualisht. Në raportin amerikan, që është bazuar në imazhe satelitore dhe në të dhëna publike, u tha se të paktën 6.000 fëmijë janë dërguar në kampe, por u shtua se “ky numër ka të ngjarë që të jetë shumë më i lartë”.

Rusia ka argumentuar se po shpëton jetimët ose po i dërgon fëmijët brenda territorit të saj për t’iu ofruar kujdes shëndetësor. Disa prindër janë detyruar që të japin miratimin për dërgimin e fëmijëve të tyre në Rusi, shpesh me shpresën që ata do të kthehen, u tha në raport. Në raport u tha se autoritetet ruse po kërkojnë që të ofrojnë këtyre fëmijve këndvështrimin pro-Moskës përmes programeve shkollore dhe përmes bisedave që ata zhvillojnë me veteranët.

Këta fëmijë po ashtu janë trajnuar për të përdorur armët e zjarrit, edhe pse Raymond tha se nuk ka të dhënë se ata do të dërgohen në Ukrainë për të luftuar. Në raportin e publikuar u tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka qenë ngushtë i përfshirë në këtë operacion, veçmas me Maria Lvova-Beloava, që është komisionare presidenciale për të drejtat e fëmijëve. Ajo citohet të ketë thënë se 350 fëmijë janë birësuar nga familjet ruse dhe mbi 1.000 të tjerë po presin që të finalizohet procesi i adoptimit./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja