Studimi i 4 universiteteve gjermane që rihapi shkollat: Ja pse fëmijët sëmuren më pak nga koronavirusi

Studimi i 4 universiteteve gjermane që rihapi shkollat: Ja pse fëmijët sëmuren më pak nga koronavirusi

Fëmijët sëmuren më pak nga koronavirusi dhe ka më pak të ngjarë të infektohen.

Është ky rezultati paraprak i një studimi të bërë nga katër universitete gjermane - Heidelberg, Freiburg, Tübingen dhe Ulm – studim i cili bëri një eksperiment mbi 2.500 fëmijë të moshës nga 1 deri 10 vjeç dhe, përkatësisht, te një nga prindërit e tyre, pra në një mostër prej 5000 njerëzish.

Ndërsa botimi i studimit është planifikuar për vitin e ardhshëm, landi I Baden-Wuerttenberg e ka marrë atë si një pikënisje për të rihapur kopshtet dhe shkollat në 29 qershor, para pushimeve të verës.

Për Klaus-Michael Debatin, drejtor i Pediatrisë së Universitetit të Ulmit, studimi I 4 universiteteve gjermane së bashku me studime të tjera, gjermane dhe ndërkombëtare, ndihmon për të kuptuar rolin që kanë fëmijët në përhapjen e virusit .

Përfundimi i studimit tregon se në përgjithësi, fëmijët jo vetëm që sëmuren më pak - një detaj që dihet prej disa kohësh, por ata infektohen edhe më rrallë me Covid 19.

Gjatë periudhës së kryerjes së hulumtimit gjerman mbi 500 mostra, nga 22 prilli dhe deri më 15 maj, vetëm një fëmijë dhe një prind u sëmurën, ndërsa 64 të tjerë u testuan pozitiv me koronavirus por edhe kishin krijuar antitrupa.

Pra ata ishin prekur nga Covid pa e kuptuar dhe pas asnjë simptomë dhe dëm të shkaktuar, pra pa e kuptuar fare.

Në përgjithësi, nga 5000 mostrat, vetëm më pak se një e treta e të infektuarve ishin fëmijë dhe vetëm në 13 raste u testuan pozitiv prindër dhe fëmija i tyre bashkë. Me fjalë të tjera, nëse një prind ishte infektuar, djali ose vajza nuk ishin infektuar automatikisht, dhe anasjelltas.

Studimi është gjithashtu interesant nga një këndvështrim politik, sepse u sugjerua nga këshilltarët shkencorë të guvernatorit të landit Baden-Wuerttenberg, u financuar me 1.2 milion euro dhe iu besua katër nga universitetet më prestigjioze në botë.

Rezultati i dalë nga studimi rbëri që guvernatori të rihapte shkollat për të vegjlit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit