Studimi i ri për vaksinën e Pfizer: Mbrojtja zgjat të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë

Studimi i ri për vaksinën e Pfizer: Mbrojtja zgjat të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë

Foto ilustruese

Prova klinike në vazhdim të fazës 3 të vaksinës së koronavirusit të Pfizer/BioNTech, konfirmon se mbrojtja e saj zgjat të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Studimi po vazhdon ende dhe në javët në vijim prite të zbulohet më shumë se sa e gjatë dhe sa e fortë është kjo mbrojtje.

Sipas kompanisë Pfizer/BioNTech, vaksina e prodhuar prej tyre është 91% e efektshme në parandalimin e sëmundjes dhe plotësisht efektive kundër variantit shqetësues B1351 të virusit, i cili është lloji dominues që qarkullon në Afrikën e Jugut.

"Efikasiteti i lartë i vaksinës i vërejtur deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë dhe kundër variantit të përhapur në Afrikën e Jugut siguron besim të mëtejshëm në efektivitetin e përgjithshëm të vaksinës sonë", tha kryetari dhe drejtori ekzekutiv i Pfizer.

Një ditë më parë, kompanitë thanë se një provë te një grup i vogël vullnetarësh të moshës 12 deri në 15 vjeç, tregoi efikasitet 100% në atë grupmoshë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut