Studimi i testit të gjakut që do të zbulojë 20 lloje kanceri

Studimi i testit të gjakut që do të zbulojë  20 lloje kanceri

Foto ilustruese

Një test i ri i gjakut që është vënë në studim nga ekspertët mund të zbulojë praninë e 20 llojeve të kancerit.

 Sipas zbulimit të institutit ”Dana Faber” në Boston të Harvardit në testet e para tregoi saktësi të jashtëzakonshme në 99,6% të rasteve, ku testet ishin në gjendje të identifikonin saktë pacientët me tumor dhe organin nga i cili kishte origjinën kanceri.

Të dhënat për testin u paraqitën në Konferencën e Shoqatës Europiane të Onkologjisë.

Analiza është zhvilluar nga ”Grail Inc”, një kompani e bioteknologjisë që përdor metodat më të reja  për të vëzhguar sekuencat gjenetike.

Provimi i ri kërkon të identifikojë praninë e substancave kimike mikro-metil të përfshira përmes një procesI të quajtur metilim në aktivizimin ose çaktivizimin e gjeneve që lidhen me zhvillimin e tumoreve.

Metoda është testuar në 3600 pacientë, ku disa ishin me kancer dhe disa të tjerë jo.

Testi zbuloi saktë disa tregues të pranishëm në gjakun e atyre që ishin të sëmurë si dhe identifikoi organin e origjinës së neoplazmës.

Analiza e re është e ndryshme nga biopsitë e lëngshme që kërkojnë mutacione gjenetike brenda ADN-së së qelizave të kancerit’’, theksuan shkencëtarët e institutit ”Dana Faber”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro