Studimi i Universitetit Cambridge: Nuk ka asnjë provë se vaksina e Oxfordit shkakton mpiksjen e gjakut

Studimi i Universitetit Cambridge: Nuk ka asnjë provë se vaksina e Oxfordit shkakton mpiksjen e gjakut

Historitë në lidhje me njerëzit që pësojnë mpiksje gjaku menjëherë pasi morën vaksinën antiCOVID të Oxford / AstraZeneca janë bërë një burim ankthi në mesin e udhëheqësve evropianë.

Pas një raporti mbi një vdekje dhe tre shtrime në spital në Norvegji, i cili gjeti mpiksje serioze gjaku tek të rriturit që kishin marrë vaksinën, Irlanda ka pezulluar përkohësisht vaksinimin.

Shqetësimet për një vaksinë të re janë të kuptueshme dhe çdo reagim i dyshuar duhet të hetohet. Por, në rrethanat aktuale ne duhet të mendojmë ngadalë dhe shpejt në të njëjtën kohë, si dhe t’i rezistojmë tërheqjes së lidhjeve shkakësore midis ngjarjeve në të cilat mund të mos ekzistojë.

Siç ka theksuar zv / shefi mjekësor i Irlandës, Ronan Glynn, nuk ka asnjë provë që kjo vaksinë shkakton mpiksjen e gjakut. Është një tendencë e zakonshme njerëzore për të atribuuar një efekt shkakor midis ngjarjeve të ndryshme, edhe kur nuk ka asnjë lidhje të pranishme.

Ne lajmë makinën dhe ditën tjetër një zog mund të lëshojë glasën në të gjithë makinën. Sikur ekziston një lidhje shkak pasojë. Larje baraz me jashtëqitje.

Ose, më seriozisht, dikush diagnostikohet me autizëm pasi ka marrë vaksinën MMR, kështu që njerëzit formulojnë një lidhje shkakësore – edhe kur nuk ka një të tillë. Dhe tani, njerëzit pësojnë mpiksje gjaku pasi kanë bërë një vaksinë, duke krijuar shqetësim nëse është vaksina ajo që shkaktoi mpiksjen e gjakut.

Quajeni rastësi, fat apo shans, por është e vështirë të shpëtojmë nga kjo mënyrë mendimi. Pra, kur Agjencia Evropiane e Barnave thotë se ka pasur 30 “ngjarje tromboembolike” pas rreth 5 milion vaksinash, pyetja thelbësore për të bërë është: Sa do të priteshin në rrjedhën normale të gjërave? Ne mund të provojmë një llogaritje të shpejtë. Trombozat e venave të thella (DVT) ndodhin me rreth një person në 1.000 çdo vit dhe ndoshta më shumë në popullatën e moshuar. Duke punuar në bazë të këtyre shifrave, nga 5 milion njerëz që vaksinohen, ne do të prisnim dukshëm më shumë se 5.000 DVT në vit ose të paktën 100 çdo javë. Pra, nuk është aspak e habitshme që ka pasur 30 raporte për tromboza pas vaksinimit.

Do të ishte shumë më e lehtë nëse do të kishim një grup identik njerëzish, gjysma e të cilëve vaksinohen dhe gjysma tjetër jo. Kjo do të na tregonte se sa ngjarje serioze mpiksje gjaku mund të presim t’u ndodhin njerëzve që ishin vaksinuar apo e kundërta. Për fat të mirë, ne kemi një grup të tillë.

Në provat që çuan në miratimin e vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, vullnetarët u caktuan rastësisht për të marrë ose vaksinën aktive ose një injeksion placebo. Të gjithë më pas raportuan efektet anësore  nëse kishin përjetuar një të tillë, por ç ‘është e rëndësishmja askush nuk e dinte nëse ata kishin marrë vaksinën e vërtetë ose një injeksion të pavlerë. Duke krahasuar numrin e raporteve nga të dy grupet, ne mund të shohim se sa reagime ishin me të vërtetë për shkak të përbërësve aktivë dhe sa ishin të lidhur me procesin e vaksinimit ose do të kishin ndodhur gjithsesi.

Disa lloj efektesh anësore joserioze u raportuan nga 38% e atyre që morën vaksinën e vërtetë, por, përkundrazi, për mrekulli, 28% e atyre që morën placebo gjithashtu raportuan një efekt anësor. Kjo tregon se vetë procesi i vaksinimit shkakton rreth dy të tretat e të gjithë efektit të raportuar. Nga më shumë se 24.000 pjesëmarrës, më pak se 1% raportuan një efekt të rëndë anësor dhe nga këta 168 persona, pak më shumë se gjysma kishin marrë “ujë” në vend të vaksina aktive. Pra, nuk kishte prova të rritjes së rrezikut nga marrja e vaksinës AstraZeneca. Provat e Pfizer patën rezultate të ngjashme, me ngjarje anësore më të lehta ose të moderuara në grupin e të vaksinuarve, por numër pothuajse identik të ngjarjeve serioze midis tyre dhe marrësve të injeksionit placebo.
Provat janë të shkurtra, relativisht të vogla në numër dhe kanë tendencë të përfshijnë njerëz të shëndetshëm, kështu që ne kemi nevojë për të mbledhur të dhëna në botën reale ndërsa vaksinat janë shpërndarë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, efektet anësore raportohen duke përdorur sistemin “kartoni i verdhë”, i cili daton që nga ditët kur mjekët plotësonin raporte të verdhë për të raportuar efektet anësore. Deri më 28 shkurt, rreth 54.000 raporte të verdhë janë raportuar për vaksinën Oxford / AstraZeneca, nga rreth 10 milion vaksina të dhëna (vaksina Pfizer ka një normë pak më të ulët). Pra, për të dy vaksinat, niveli i përgjithshëm i raportimit është rreth tre deri në gjashtë persona me efekte anësore për 1.000 të vaksinuar. Megjithatë, përsëri shifra ka gjasë të jetë më e ulët si rrjedhojë e përdorimit të një faqeje interneti të ndërtuar për profesionistët mjekësore nga të gjithë dhe mungesa e kontrollit në sinjalizimin e rasteve.

Shumica dërrmuese e efekteve anësore të raportuara përmes sistemit “karton i verdhë” janë efekte të lidhura drejtpërsëdrejti me reagimin ndaj vaksinës, kështu si dhimbje krahu apo simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm, dhimbje koke, lodhje apo temperaturë, simptoma që zhduken pas disa ditësh. Problemi më serioz janë reaksionet alergjike, ndaj këshilla e përgjithshme është që të mos vaksinohet askush me një histori të provuar të reagime alergjike nga vaksina apo përbërës të tyre në përgjithësi.

Deri më tani, këto vaksina kanë treguar se janë jashtëzakonisht të sigurta. Në fakt, është ndoshta e habitshme që nuk kemi dëgjuar më shumë histori të efekteve anësore. Mund të ketë ndonjë ngjarje jashtëzakonisht të rrallë që shkaktohet nga vaksinat Covid-19, por ende nuk ka asnjë shenjë për këtë.

Ne thjesht mund të shpresojmë që ky mesazh të kalojë tek ata që ende hezitojnë për shkak të keqinformimit që është përhapur në lidhje me dëmin e supozuar të vaksinave dhe komenteve të padobishme të bërë nga disa politikanë evropianë.

A do të jemi në gjendje t’i rezistojmë ndonjëherë dëshirës për të gjetur marrëdhënie shkakësore midis ngjarjeve të ndryshme? Një mënyrë për ta bërë këtë do të ishte promovimi i metodës shkencore dhe sigurimi se të gjithë e kuptojnë këtë parim themelor.

Testimi i një hipoteze na ndihmon të shohim se cilat forma ose supozime janë të sakta dhe cilat jo. Në këtë mënyrë, provat e rastësishme kanë provuar efektivitetin e disa trajtimeve Covid dhe kanë shpëtuar një numër të madh jetësh, ndërsa na tregojnë gjithashtu se disa pretendime të mbingarkuara në lidhje me trajtimet për Covid-19, të tilla si hidroksiklorokina dhe plazma rikuperuese ishin të pasakta.

Por, nuk mendoj se mund ta racionalizojmë plotësisht veten nga dëshira themelore dhe shpesh krijuese për të gjetur modele edhe atje ku nuk ekzistojnë. Ndoshta mund të shpresojmë vetëm në një përulësi themelore përpara se të pretendojmë se e dimë pse diçka ka ndodhur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona