TIRANE- Dhimbja e mesit është një nga arsyet kryesore pse njerëzit humbasin ditët e tyre të punës. Ata privohen nga shijimi i jetës së tyre dhe kryerjes së aktiviteteve që ata pëlqejnë. Fatmirësisht, studimet tregojnë se seancat e rregullta të jogës mund të jenë një mënyrë efektive për të luftuar dhimbjen e mesit.
100 të rritur me dhimbje mesi u bënë pjesë e një studimi në një qëndër shëndetësore ne Seattle, Sh.B.A. Për një periudhë dy javore, u vlerësuan përfitimet e jogas, ushtrimeve konvencionale fizioterapeutike dhe instruksionet nga një libër shumë i famshëm mbi dhimbjen e mesit. Njëri grup bëri senaca të rregullta joge, ndërsa në dy grupet e tjera, njëri ushtrime konvencionale dhe tjetri lexoi librin mbi dhimbjen e mesit.
Pjesëmarrësit që praktikuan 75 minuta jogë në javë përjetuan rritjen më të lartë të funksionit krahasuar me dy grupet e tjera. Grupi i cili praktikoi joga kishte nevojë për më pak barna kundër dhimbjes. 60% e grupit të jogës ishin duke marrë medikamente përpara fillimit të studimit. Në fund të 12 javëve, vetëm 21% e këtij grupi vazhdonin ende të merrnin barna kundra dhimbjes.
Në grupin që ishte duke bërë ushtrime konvencionale, përdorimi i barnave u ul në nivele minimale ndërsa në grupin që lexoi librin ky nivel u ulë në 50% nga 59%. Shumë persona që praktikojnë rregullisht jogën flasin për përfitimet që ata përjetojnë duke përfshirë edhe reduktimin e dhimbjes. Joga i ndihmon njerëzit të kuptojnë më shumë për mënyrën se si lëviz trupi.
Joga gjithashtu shtrin dhe oksigjenon trupin. Gjithsesi ka patur mungesë të dhënash që provojnë dobishmërinë e saj në trajtimin e dhimbjes së mesit.
Shkrimi u publikua në ALMEDICUS e Shqiptarja.com 11 tetor 2012
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com