Studimi: Kanabisi mund të trajtojë autizmin

Studimi: Kanabisi mund të trajtojë autizmin

Foto ilustruese

 Kanabidioli (CBD) është një përbërës i kannabisit dhe mund të jetë opsion trajtimi për personat që vuajnë nga autizmi.

Sipas  hulumtimit të kryer në Qendrën Mjekësore Shaare Zedek në Jeruzalem, 60 fëmijë me çrregullim të spektrit autik u trajtuan me vaj të CBD për më shumë se 7 muaj.

Rezultatet ishin të jashtëzakonshme dhe 80% e fëmijëve patën përmirësime të përgjithshme.

Shkencëtarët zbuluan se vaji CBD zvogëlonte ankthin, rregullonte komunikimin dhe problemet e sjelljes të lidhura me autizmin. 

Personat nuk ishin përgjigjur më parë në terapitë tradicionale të ilaçeve për autizmin.

Një në 40 fëmijë në SHBA është diagnostikuar me autizëm dhe sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë.

Akoma priten studime të tjera në lidhje me kanabisin dhe autizmin.

Pas këtyre rezultateve shumë prindër kërkuan legalizimin e tij, por kjo mund të sjellë dëm të të  gjithë shoqërisë duke përfshirë shumicën e të rinjve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram