Studimi: Kush fle pak rrezikon
të shëndoshet më shumë

Studimi: Kush fle pak rrezikon <br />të shëndoshet më shumë
Të fjeturit pak ju shëndosh: Këtë fakt e vërtetojnë studimet më të fundit mbi të cilat nuk ngrihen dyshime.

Por përse ndodh kjo? Sot, më në fund, 2 studime të paraqitura në konferencën “Sleep 2012”, ndihmojnë për të kuptuar lidhjen e rrezikshme mes orëve të humbura të gjumit dhe shtimit të peshës, duke treguar se kur pushojmë pak, truri ynë fillon të trazohet, nuk është më në gjendje të zgjedhë ushqimet me mençuri dhe na nxit drejt ushqimit të yndyrshëm e me kalori që tejkalojnë në mënyrë të rrezikshme ekuilibrin e të ushqyerit shëndetshëm.

Të dyja studimet janë kryer me vullnetarë të cilët i janë nënshtruar një rezonance magnetike: studimi i parë i “Sleep and Neuroimaging Laboratory dell'università di Berkeley”, ka përfshirë 23 të rritur të testuar pas një nate gjumi normal dhe pas një tjetre në të cilën nuk kishin fjetur.

Ata janë testuar në të dyja rastet, duke i vendosur para zgjedhjes në mes fotografive të ushqimeve që do donin të hanin.
Qëllimi i eksperimentit ishte për të kuptuar se cila zonë e trurit, pas gjumit, do shkonte në krizë.

“Kjo ndodh në lobin frontal, në një rajon kritik që kontrollon sjelljen për të bërë zgjedhje komplekse, si për shembull, për të vendosur se çfarë ushqimi të hamë: në këtë zonë aktiviteti i trurit reduktohet, shpjegon Stephanie Greer, përgjegjësja e studimit.

Studimi: duket se mungesa e gjumit ndikon në nivelin cerebral të trurit të shkurtër, ndërsa në të kundërtën, kur në jemi të çlodhur na ndihmon të bëjmë zgjedhje të shëndetshme.

Morali: ne nuk mund të vendosim se çfarë është e mirë për tu ngrënë e çfarë jo: kështu pas një nate pa gjumë, apo me gjumë të tepërt, përfundojmë duke marrë ushqime me kalori të tepërta, pothuajse pa e kuptuar, sqarohet në studimet e kryera.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë