Studimi ndërkombëtar liston vendet me popullsinë më ‘depresive’, ja ku renditet Shqipëria

Studimi ndërkombëtar liston vendet me popullsinë më ‘depresive’, ja ku renditet Shqipëria

Më parë konceptohej si një çrregullim surreal, së cilës njerëzit nuk i kushtonin rëndësi, ndërsa sot është një nga çrregullimet mendore më e kudo gjendur tek njerëzit. Bëhet fjalë për depresionin, i cili mund të përkufizohet si një çrregullim i shëndetit mendor që ndikon negativisht në mënyrën se si një person ndihet, mendon dhe vepron.

Sipas disa studimeve më të fundit nga Global Health Data Exchange, organizata bën me dije se 251-310 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni.

Pavarësisht, dendësisë relativisht të lartë të njerëzve  që mund të preken nga depresioni, ai është gjithashtu, për fat të mirë është i trajtueshëm.

Sipas një studimi të Barrës Globale të Sëmundjeve, në krye të listës me vendet më depresive është Grenlanda me 6.61 për qind, pasuar nga Greqia 6.52, Spanja 6.04, Portugalia 5.88, Palestina dhe Tunizia me nga 5.75 secila, Bahrejni 5.52, Maroku 5.49, Irani 5.48 dhe Lituania me 5.42 për qind.

Ndër vendet me më së paku depresion janë Singapori 2.45 për qind, Timori Lindor 2.41 për qind, Peru 2.36, Mjanmari 2.28 dhe vendi me më së paku depresion është Brunei, shtet në Azi, me 1.83 për qind.

Shqipëria ndërkaq renditet e 162-ta me 3.05 për qind, derisa Kosova nuk është e përfshirë në listë.

Ndryshe, simptomat e depresionit mund të variojnë nga të lehta në të rënda dhe përfshijnë si më poshtë: një ndjenjë e vazhdueshme trishtimi, humbja e interesit për aktivitetet e shijuara dikur, ndryshimet në oreks – humbje ose shtim në peshë, probleme me gjumin etj.

Faktorët e rrezikut për depresion përfshijnë: biokiminë (dallimet në kimikatet në tru), gjenetikë (depresioni mund të jetë i trashëguar), personaliteti (ata që janë përgjithësisht pesimistë ose kanë vetëvlerësim të ulët kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion) dhe mjedisin (ata që janë të ekspozuar ndaj dhunës, abuzimit, neglizhencës ose varfërisë kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion).

Depresioni prek rreth 1 në 15 të rritur në çdo vit të caktuar dhe 1 në 6 njerëz do të përjetojnë depresion në një moment të jetës së tyre.

Një studim “Our Ëorld In Data” vlerëson se rreth 3.4% (2-6% kur përfshihet marzha e gabimit) e popullsisë globale ka depresion. Bëhet fjalë për rreth 264 milionë njerëz në mbarë botën./ KosovaPress

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin