Studimi në shkollat 9-vjeçare të Elbasanit, problemet me të cilat hasen të rinjtë! Nga bullizmi te përdorimi i drogës

Nga një studim i realizuar në shkollat 9-vjecare të qytetit të Elbasanit 46% e intervistave online e mendojnë se prioritet për të përmirësuar jetën e të rinjve në qytetin e Elbasanit janë siguria në shkollë dhe rrugë, si edhe kushtet më të mira në shkollë, duke dëshmuar situatën e rënduar social – kriminale në qytet. Vajzat e vënë theksin tek siguria disi më fort (49%), por gjithsesi edhe për djemtë siguria në rrugë dhe shkollë merr vendin e parë dhe vlerësohet si prioritet absolut për 43% prej tyre.

1 në 3 të rinj të intervistuar pohojnë se kjo grupmoshë ka shpesh probleme me bullizimin në shkollë, duhanpirjen dhe përjetim të ankthit e stresit, problematika këto që shtrihen deri në 62%-73% edhe pse me frekuencë më të ulët. Bullizmi, paragjykimet dhe dhuna verbale raportohet të ndodhin më së shumti mes djemve, ndërsa pranojnë ne diskutime se ka edhe femra dhunuese.

Gati gjysma e tyre deklarojnë se konsumohet alkool dhe hashash, por kjo sjellje ndodh shpesh sipas 16%-17% të të rinjve. Ndonëse më të rralla, duhen parë me shqetësim, problemet me përdorimin e drogave të rënda dhe përfshirja në grupe kriminale që deklarohen si shqetësime nga të paktën 1 në 3 të rinj. Duhet theksuar që deklarimet janë perceptime rreth realitetit të të rinjve në qytetin e Elbasanit, pra jo detyrimisht përjetime personale të të intervistuarve.

Në vazhdim të këtij studimi janë realizuar dy forume të hapura me nxënës të shkollave ku drejtues më të lartë të institucioneve ligjzbatuese kanë bashkëbiseduar me të rinjtë lidhur me shqetësimet e tyre.

Drejtori i Policisë së Qarkut, Ardjan Çipa e ka cilësuar si mjaft të rëndësishëm takimin veçanërisht për grupmoshën në fjalë duke theksuar se situata kriminale nuk është ajo që perceptohet megjithëse ka grupe të organizuara por ka dhe punë të institucioneve siç janë operacionet më të fundit të SPAK dhe arrestimet e bujshme.

Edhe kreu i Prokurirsë Kreshnik Ajazi bashkëbisedoi miqësisht me nxënësit dhe garantoi se do të kenë mbështetjen e plotë të institucionit që ai drejton duke u ndalur tek krimet e të miturve dhe përgjegjësitë ligjore që përfshin këtë grupmoshë. 

Shefi i kabinetit ne bashkinë Elbasan Ervin Muco u shpreh për bashkëpunimin që ka bashkia me të gjithë aktorët si dhe për projektet për të rinjtë dhe shtimin e mundësive për të rinjtë që të zgjedhin arsimin e duhur.

Prezantimi i modeleve të suksesit ishte një tjetër objekt I këtyre forumeve duke përcjellë eksperienca njerëzish të suksesshëm në fusha të ndryshme.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi