Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Gjon Shkëmbit i cili pas vrasjes të gjyqtarit Astrit Kalaja kërkoi të lirohet.

Gjon Shkambi pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që qëlloi ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.

Ndërkohë, sipas informacioneve, prokuroria ka dërguar për ekspertizë telefonat e dy të arrestuarve për të zbuluar se çfarë komunikimesh kishte mes të dyve.

Më 6 tetor 2025, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me armë në sallën e gjyqit, nga Elvis Shkambi, ku mbetën të plagosur edhe babë e bir nga pala kundërshtare Ragip dhe Ervis Kurti.

Elvis Shkambi bashkë me xhaxhin e tij Gjonin po prisnin një vendim, mes të shumtëve në sagën e proceseve gjyqësore, sa i takon konfliktit që kishin me 31 familje për çështje pronësie. Familja Shkambi kishte përfituar një pronë si ish pronar që në vitet ’90 por strehimi i 31 familjeve në të njëjtën godinë nisi konfliktin gjyqësor që zgjat prej 3 dekadash.