Studimi: Rusia nuk dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

Studimi: Rusia nuk dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

Kremlin, Rusi

Në një studim të publikuar nga Instituti i Kosovës për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) theksohet se Rusia nuk e sheh të izoluar procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pasi që ka synime gjeopolitike në rajonin e Ballkanit dhe për pengimin e integrimit të rajonit në institucionet euro-atlantike.

Raporti me titull “Ndikimi i Rusisë në Dialogun Kosovë-Serbi”, thekson se Rusia nuk dëshiron që dialogu të përfundojë me sukses dhe në pajtim me projektet e vendeve perëndimore.

“Mungesa e unanimitetit përbrenda komunitetit euro-atlantik ndaj Kosovës, me pesë vende të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka krijuar më shumë hapësirë manovruese për Rusinë për t’i penguar përpjekjet perëndimore dhe për t’u angazhuar me këmbëngulje në rrënimin e themeleve të shtetësisë së Kosovës dhe për destabilizimin e rajonit”, thuhet në studim.

Sipas studimit, Rusia e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, synon të rrënojë themelet e shtetësisë së saj, t’i zhvlerësojë politikat perëndimore ndaj dialogut Kosovë–Serbi dhe ta zhvendos mundësisht dialogun në Kombet e Bashkuara.

“Kjo e nënkupton ri-fitimin e drejtpërdrejtë të një roli aktiv të Moskës në këtë proces. Ta forcojnë rolin e Rusisë në Ballkan, dhe posaçërisht përmes mbajtjes së ndikimit rus në Serbi, dhe në mesin e aktorëve anti perëndimorë në rajon. Të grumbullojë përfitime në Ukrainë dhe në Gjeorgji, përmes politikave transaksioniste në të cilat Kosova do të përdoret si një monedhë shkëmbimi”, thekson studimi i Institutit Kipred.

Sipas studimit , që nga fillimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2011, Moska zyrtare është përpjekur në disa raste të gërryej rolin e Bashkimit Evropian në lehtësimin e tyre dhe ka shprehur mbështetje të vazhdueshme për Serbinë.

“Ballkani mbetet e vetmja hapësirë gjeopolitike e Evropës që nuk është e integruar në tërësi në strukturat perëndimore dhe që ende e ka një potencial të heshtur destabilizues për tërë arkitekturën e sigurisë euroatlantike. Në këtë sfond, agresioni ushtarak që Putini e ka nisur kundër Ukrainës e ka shkaktuar një tendosje të pashembullt midis Federatës Ruse me SHBA-të dhe vendet e mëdha evropiane. Ndërkaq, ndezja e një rivaliteti kaq të fuqishëm midis Rusisë dhe fuqive perëndimore pashmangshëm e ka një pasqyrim tejet të madh edhe në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në studim.

Beogradi i mbështetur nga Moska, kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, mirëpo është përfshirë në dialog për noromalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan një vit më parë për një marrëveshje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, por pa nënshkrim të saj. Në marrëveshje nuk përfshihet njohja e ndërsjellë, ndonëse kërkohet që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale