STANFORD- Një grup kërkimor në universitetin e Stanford, ka ndërtuar një bateri e përbërë nga mikroorganizmat për të krijuar elektricitet nga ujërat e zeza.

"Gjeneratori" që e ushqen janë vetë bakteret në momentin që hanë ushqim.

Bateria lejon prodhimin e elektricitetit në 30% eficencë, një vlerë e njëjtë me atë të paneleve diellorë në treg.

Inxhinierët në Universitetin e Stanfordit kanë shpikur një mënyrë të re për të gjeneruar energji elektrike nga ujërat e zeza duke përdorur mikrobet  për të krijuar mini termocetrale për prodhimin e energjisë elektrike duke përdorur mbeturina bimore dhe shtazore.

Në një artikull të botuar në Akademinë Kombëtare të Shkencave, shpikja e tyre u quajt "një bateri mikrobiologjike".

Ata shpresojnë se një ditë kjo teknologji do të përdoret në ato zona ku ka impiante të trajtimit të ujërave të zeza, apo ndotës organikë në "zona të vdekura" liqenore, kënetore, bregdetare, etj.

Eksperimenti është realizuar duke krijuar një bateri nëpërmjet vendosjes së dy elektrodave, një pozitive dhe një negative, të zhytyra në një shishe ku paraprakisht janë vendosur ujëra të zeza.

mikroorganizma

Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)