Studimi: Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca

Studimi: Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca

Vaj ulliri

Vaji i ullirit është cilësuar prej kohësh si një ‘super ushqim’. Ndërkohë një studim i ri i kryer në Harvard sugjeron se vaji i ullirit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të vdekjes nga demenca.

Sipas studiuesve, përdorimi i vajit të ullirit në vend të yndyrave si margarina dhe majoneza komerciale mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca.

Demenca përfshin një sërë problemesh që ndikojnë në kujtesën dhe aftësitë e tjera mendore të mjaftueshme gjatë jetës së përditshme. 

Në studimin e parë për të hetuar marrëdhënien midis dietës dhe vdekjes së lidhur me demencën, shkencëtarët analizuan pyetësorët dietik dhe të dhënat e vdekjeve të më shumë se 90,000 qytetarëve amerikanë gjatë tre dekadave.

Ata zbuluan se ata që konsumonin më shumë se gjysmë lugë gjelle vaj ulliri çdo ditë kishin një rrezik 28 për qind më të ulët për të vdekur nga demenca krahasuar me ata që nuk hanin kurrë ose rrallëherë vaj ulliri.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë

Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë