Studimi: Vaksina e Pfizer, e sigurt tek fëmijët 12-15 vjeç

Vaksina anti-COVID e Pfizer është e sigurt dhe me aftësi të fuqishme mbrojtëse tek fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç, tha në një deklaratë ditën e sotme kompania.

Njoftimi i bërë të mërkurën shënon një hap drejt fillimit të vaksinimeve për këtë grupmoshë përpara vitit të ardhshëm shkollor dhe shënon një hap tjetër shumë pozitiv në mposhtjen e pandemisë.

Vaksina e Pfizer-it është e autorizuar për moshat 16 vjeç e sipër, megjithatë në bazë të deklaratave të ekspertëve vaksinimi i fëmijëve të të gjitha moshave do të jetë me rëndësi thelbësore për vënien në kontroll të pandemisë.

Në studim morën pjesë 2,260 vullnetarë amerikanë të moshave 12 deri në 15 vjeç dhe në bazë të të dhënave paraprake u tregua se nuk kishte raste infektimi me COVID-19 midis adoleshentëve plotësisht të vaksinuar, krahasuar me 18 raste midis atyre që nuk e morën vaksinën.

Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech planifikojnë të kërkojnë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe rregullatorët evropianë që të lejojnë përdorimin urgjent të vaksinave duke filluar që në moshën 12 vjeçare.  Fëmijët edhe pse nuk janë në një rrezik të madh ata përfaqësojnë rreth 13% të rasteve COVID-19 të dokumentuara në SHBA.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër