Çështja e kishës së Himarës është ndjekur që nga Italia edhe nga studiuesi Arberesh Matteo Mandala. “Nilo Ctalano “renegat grek”, pyet ai në FB në gjuhën italiane, duke vijuar reagimin e tij me këto fjalë: Sigurisht e kanë thënë të tjerë dhe jo unë. Nuk janë veç shfrime tipike të injorantëve që e dinë historinë pëmes shumë përpjekjeve për t’i ndryrë ortodoksët brenda një kornize të ngushtë nacionaliste.
Ndërsa shkruan se "Vitin e kaluar para privilegjin të shkruaj një parathënie të përkthimit shqip të veprës Murgjit Bazilianë të Italisë në Shqipëri.
Shënime mbi misionet në Himarë (shek. XVI-XVIII). Autori i kësaj vepre, atë Nilo Borgia, edhe ai misionar në Shqipëri gjatë viteve ’30 të shekullit të shkuar, rindërtoi historinë e kësaj faqeje të historisë kulturore arbëresho-shqiptare dhe nxori në dritë përmes dokumenteve rolin që luajtën ata murgj për kujdesin shpirtëror dhe material të popullatës së krishterë përgjatë brigjeve veriore të detit Jon, sidomos të Himarës dhe rrethinave të saj.
Misioni zuri fill, sikurse e thotë nëntitulli i librit, gjatë gjysmës së dytë të shek. XVI dhe vijoi me ulje e ngritje gjatë dy shekujve që vijuan. Misioni u intensifikua në përiudhën mes fundit të shek. XVII dhe gjysmës së parë të shek. XVIII, kur Vatikani vendosi t’u përgjigjet kërkesave dhe lutjeve të shumta që i vinin nga himariotët. Dokumentacioni i gjerë që ruhet në Arkivin e kongregatës Propaganda Fide na lejon ta rindërtojmë me siguri shkencore këtë fazë të dytë të misionit.
Në vitin 1692 iu drejtuan Sekretarit të Shtetit të Vatikanit "gjashtë mijë [të krishterë] të popullit të Himarës të cilët ankoheshin për faktin se nuk kishin dërguar më misionarë, duke dëmtuar kështu mbarëvajtjen e Kishës së tyre". Nga një tjetër dokument i mëvonshëm mësojmë se "Krahina e Himarës ka dërguar katër përfaqësues për t’i paraqitur Shenjtërisë së Tij, Papës, nevojat shqirtërore dhe tokësore të atyre banorëve, duke u shprehur gjithnjë tepër besnikë ndaj Selisë së Shenjtë".
Zgjidhja e këtij problemi iu besua Nilo Catalano-s i cili u ngarkua të udhëhiqte një mision të ri në Himarë. (reagimin e plotë do ta lexoni neser në Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com