Studiuesi D’Alessandro, libër
princeshës me origjinë shqiptare

Studiuesi D’Alessandro, libër <br />princeshës me origjinë shqiptare
TIRANE - Studiuesi italian Antonio d’Alesandro i ka dedikuar një monografi figurës së gruas së shquar që i përket shekullit të 19-të, Elena Gjika, princeshës me origjinë shqiptare. E njohur me emrin Dora d’Istria ajo jetoi në Firence nga 1860- deri 1888.

Princesha me origjinë shqiptare Elena Gjika, ka luajtur një rol të rëndësishëm në vitet 60- 70 të shekullit te 19-të në rrjetin intelektual që u krijua me qëllim favorizimin e njohjes së kombësisë shqiptare në sytë e opinionit publik europian. Ajo u bë një nga figurat promovuese të Rilindjes Kombëtare.

Dora d’Istria iu përkushtua një disa studimeve rreth kombësisë shqiptare. Sipas gjykimit të saj, shqiptarët ishin ruajtës të traditës së lashtë të popullit të tyre dhe do të duhej të kishin bërë të mundur penetrimin e ideve perëndimore tek bashkatdhetarët e anës tjetër të Adriatikut. Libri është promovuar dje në Akademinë e Shkencave në Tiranë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

(dhh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut