Një grup studiuesish nga Kolegji Universitar i Londrës kanë zbuluar prezencën e avujve të ujit në atmosferën e K2-18b, një ekzoplanet potencialisht i banueshëm, jashtë sistemit diellor, 110 vite drite larg nga ne.
"Ajo që kemi parë është se ekziston një grup me re, shumë të ngjashme me retë që ne shohim në Tokë. Re uji në gjendje të lëngshme" - shpjegon professor Bjorn Benneke i universitetit të Montréal-it. “Për ne është një hap i madh në kërkimin e jetës në univers, sepse është hera e parë që kemi prova të ekzistencës së ujit në gjendje të lëngshëm në një planet jashtë sistemit tone diellor”.
Tetë here më i madh se Toka, ekzoplaneti K2-18b u zbulua në vitin 2015 nga sonda Kepler e NASA-s. Ai është vetëm një nga qindra planetët ekstrasolarë të përcaktuar si "Super Toka”.
Ndër studiuesit e Kolegjit Universitar të Londrës, është dhe italiania Giovanna Tinetti.
"Zbulimi ynë e bën ekzoplenetin K2-18b një nga qëllimet më interesante për studimet e ardhshme. Deri tani janë zbuluar më shumë se 4 mijë planetë, por ne nuk dimë shumë për përbërjen dhe origjinën e tyre. Duke studiuar edhe më shumë këtë planet, shpresojmë të zbulojmë sekretet e tij kimike, përbërjen dhe evolucionin”.
Lajmi i botuar në revistën Nature Astronomy, përfaqëson më të madhin zbulim ndaj një ekzoplaneti i cili orbiton në "zonën e banueshme" të yllit të tij, në një distancë ku uji besojmë se gjendet në gjendje të lëngshme.
Gjetja e ujit në një botë të banueshme potencialisht përtej Tokës është tepër emocionuese. K2-18b nuk mund të përcaktohet si "Toka 2" pasi është dukshëm më i rëndë dhe ka një përbërje të ndryshme atmosferike. Megjithatë, ai na afron me përgjigjen e pyetjes themelore: A është Toka unike? "
Thone qe Sali Berisha ka blere toke tek ky planet dhe deshiron te shkoje e te ekploroje se bashku me Fahri Balliun
Përgjigju