DURRËS - Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja ia ka dalë që të fitojë tre medalje ari në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes, i cili po mbahet në Shqipëri prej të martës. Përtej suksesit në pedanë, Calja vendosi edhe tre rekorde ballkanike me peshat e ngritura.

Në kategorinë e peshës nga 79-88 kilogramë, Calja ngriti 150 kilogramë në shkëputje, 185 në shtytje dhe 335 në dygarësh, duke merituar vendin e parë me diferencë të madhe nga turku Ramazan Zeydanli, i cili u pozicionua i dyti.

Në këtë garë mori pjesë edhe shkodrani Erkand Qerimaj, i cili dështoi në gjashtë prova për të ngritur peshën përkatëse. Qerimaj vinte nga një dëmtim.

Rezultatet