Stuhi dhe erë e fortë në Kukës, furtuna lë pa energjike elektrika disa fshatra, mbetjet urbane dalin në rrugë

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin e Kukës mesditën e kësaj të hëne. Siç shikoni dhe nga pamjet ajo ka tronditur banorët të cilëve iu është shkëputur edhe energjia elektrike. Qyteti dhe fshatrat përreth kanë mbetur pa drita. Nga raportimet e deritanshme thuhet se janë shkaktuar shumë dëme materiale, janë thyer pemë, por janë dëmtuar edhe biznese apo banesa në zonat periferike.

Ndërkohe erërat e forta ka nxjerrë në rrugët e qytetit mbeturinat urbane të ndodhura në kazane, duke sjellë ndotje të hapsirave publike.Qyteti i Kukësit i ngjante një shkretëtire pas pluhurit të ngritur nga stuhia e fortë mbuloi të gjithë qytetin.  Vendgrumbullimi i mbeturinave inerte në afërsi të varrezave është përfshirë nga flakët. Në vendgrumbullim depozitohen  edhe mbeturina urbane nga qytetarët e papërgjeshshëm të cilët  në mesditën e së hënës i kanë vënë edhe flakën.  Si rrjedhojë e stuhisë  mbeturinat e  djegura janë përhapur në afërsi të varrezave duke dëpërtuar edhe në oborrin e magazinave të OSHEE-së. Në shurajen e flakëve të zjarrit u angazhuan forcat e ushtrisë, të shërbimeve publike dhe të zjarrëfikësve. Ata për disa orë kanë luftuar me flaket dhe erërat e forta që pengonin shuarjen. Nga stuhia e fortë janë dëmtuar edhe rrethimi i varrezave ndërsa mbeturiant kanë pushtuar ambientin për rreth.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?