Stuhi masive dimërore në SHBA, anulohen më shumë se 2 mijë fluturime

Stuhi masive dimërore në SHBA, anulohen më shumë se 2 mijë fluturime

Kompanitë ajrore në Shtetet e Bashkuara anuluan më shumë se 2 mijë fluturime të premten pasi një stuhi masive dimërore u bë shkak për ndërprerje të energjisë elektrike e krijoi probleme të mëdha në 12 shtete. Në fundjavë gjendja pritet të përkeqsohet.

Krahas anulimeve, 5846 fluturime u shtynë.

Linja ajrore ‘Southwest Airlines’ kryeson listën e anulimeve me 401 fluturime, ndjekur nga ‘SkyWest’ me 358.

Në një njoftim të 'Southwest Airlines' thuhej se disa nga fluturimet e saj për në Çikago, Detroit dhe Omaha, mund të ndikohen.

Administrata Federale e Aviacionit kishte paralajmëruar të enjten se retë, bora dhe forca e erës, mund të vonojnë fluturimet në aeroporte të caktuara.

‘United’ ka anuluar 284 fluturime deri më tani, me disa anulime që shtrihen deri të shtunën ndërsa pret miratimin nga agjencitë rregullatore për të rifilluar operimin e avionëve 737 MAX 9 të Boeing.

Në një deklaratë të kompanisë thuhej se po kryente disa fluturime të planifikuara me lloje të tjera avionësh.

Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se do të fillojë auditin e prodhimit të avionëve Boeing dhe do të rrisë mbikëqyrjen ndaj kësaj kompanie, pasi një panel u shkëput nga trupi i një avioni gjatë një fluturimi javën e kaluar. Ky ishte incidenti më i fundit për kategorinë më të rëndësishme të avionëve të kompanisë Boeing.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)