Stuhi në Everest, tre të vdekur
dy të humbu

Stuhi në Everest, tre të vdekur<br />dy të humbu
EVEREST-  Tre alpinistë kanë vdekur dhe dy të tjerë rezultojnë ende të humbur gjatë një pelegrinazhi në majën më të lartë të botës në Everest fundjavën që sapo lamë pas..
Ata janë 61 vjecari gjerman Eberhard Schaaf me profesion mjek, një kanadeze e lindur në Nepali Shah Shriya dhe koreani-jugor Song Ëon-bin.
Alpinistët e zhdukur janë një kinez dhe një nepalez.
Zyrtarët e Nepalit thanë së kushtet e motit të premten dhe të shtunën ishin të mira, por një stuhi e fortë ere ka përfshirë majat e larta të malit të shtunën pasdite.
Numërohen rreth 150 alipinistë që kanë ngjitur Everestin këtë fundjavë.
Alpinistët janë këshilluar mos ngjiten në majën më të lartë të malit e mbiquajtura dhe “zona e vdekjes” për shkak të pjerrësisë së madhe, shpatit të akullt, kushteve të rënduara dhe nivelit të ulët të oksigjenit.
Zyrtarët thonë se viktimat mund të jenë bllokuar nga stuhia dhe bora duke pësuar edhe asfiksi si pasojë e mungesës së oksigjenit.
Everesti kthehet në nje vend pelegrinazhi mjaft të frekuentuar nga alpinistët gjatë muajit Maj. Kjo pasi në këtë periudhë kushtet e motit lejojnë ngjitjen në majën më të lartë të botës me lartësi 8850 metër.
Tragjedia më e madhe në Eeverst është ai i 10 Majit të 1996 ku humbën jetën 8 persona. Kjo cilësohet edhe si “dita më e keqe” e Everestit.

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës