Pushuesit që kishin zgjedhur bregdetin e jugut për të kaluar pasditen janë detyruar të lënë çadrat dhe shezlongët, pasi një stuhi e fortë me erë dhe reshje shiu përfshiu papritur Vlorën dhe Himarën.
Moti u përkeqësua brenda pak minutash, rreth orës 15:00, duke i detyruar pushuesit të ndërpresin ditën e plazhit. Fluksi i madh i automjeteve që u nisën njëkohësisht drejt qytetit solli rëndim të qarkullimit në aksin Radhimë–Vlorë, ku u krijuan kolone e gjate makinash.
Edhe Himara u godit nga reshje intensive shiu, të shoqëruara me erë të fortë. Në disa segmente, uji u grumbulla në rrugë, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.
Parashikimet meteorologjike sinjalizojnë se moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe në orët në vijim, ndërsa drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes.
Pas temperaturave përvëluese, moti ndryshoi brenda pak minutash. Bregdeti i jugut u përfshi nga një rrebesh i fuqishëm shiu, i shoqëruar me erë të forte.
Komente










