VIDEO/Stuhia 'apokaliptike' godet Krimenë, era arrin shpejtësinë 144 km/orë

Një stuhi “apokaliptike” ka goditur brigjet e Detit e Zi, këtë të hënë, duke shkaktuar zhdukjen e një personi, plagosjen e 4 të tjerëve, si dhe shkatërrime masive.

Stuhia “Armagadon”, përfshiu Krimenë, me erëra të forta që arrinin shpejtësinë deri në 144 km/orë. 

Gurvernatori i Krimesë Serghei Aksyonov, ka deklaruar se vendi tashmë kaloi këtë “sprovë” natyrore dhe se ka nisur puna për kthimin në normalitet.

Raportohet se pothuajse gjysmë milioni banorë mbetën pa energji elektrike.

Po ashtu, më shumë se 500 kafshë detare kanë ngordhur për shkak të dëmtimit së akuariumit të Sevastopolit.

Në Sevastopol erërat e forta të stuhisë “shembën” 189 pemë dhe dëmtuan 42 ndërtesa.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës