Stuhia arktike godet SHBA-në, 19 viktima! Anulohen 5600 fluturime në prag Krishtlindje (VIDEO)

Stuhia dimërore që ka prekur SHBA ka shkaktuar të paktën 19 viktima. I ftohti ekstrem shtrihet më shumë se 3200 km nga Teksasi në Quebec. Më shumë se 1.5 milionë njerëz mbetën pa energji elektrike ndërsa rreth 5,600 fluturime në SHBA u anuluan të premten.

Në prag të festave, stuhia e fuqishme dimërore në Arktik ka alarmuar më shumë se 200 milionë njerëz nga moti ndërsa kjo mund të konsiderohej në një prej fundjavave më të ngarkuara nga udhëtimet për shkak të Krishtlindjeve.

I ftohti i acartë i ka çuar temperaturat deri në temperaturat -45℃, njoftuan meterologët amerikanë. Për rastin ka reaguar edhe vetë Presidenti, që kërkoi kujdes nga qytetarët, pasi situata është serioze.

Meteorologët paralajmërojnë se stuhia e dimrit mund të shndërrohet në një "ciklon bombë".

Cikloni i bombës është një term që i jepet një stuhie shpërthyese që intensifikohet me shpejtësi, me presionin qendror të ajrit që bie me të paktën 24 milibar në 24 orë.

A.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, të ndajë shapin nga sheqeri! Kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, të ndajë shapin nga sheqeri! Kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi kundër meje (FJALA E PLOTE)