Këto janë pamjet, kur çatia e ndërtesës së stacionit të trenit “fluturoi” nga një stuhi e fuqishme dhe e çoi atë në lokomotivën poshtë. Pamjet u regjistruan në Mannheim të Gjermanisë, stuhia e fuqishme u regjistrua rreth orës 3 në pasditen e së enjtes.
Sipas dëshmitarit Christian Schaufelberger tha se erërat e forta fillimisht filluan të fluturonin në ajër degët e rëna dhe mbeturinat. Por, papritmas erërat e forta shkulën edhe çatinë e ndërtesës, duke e dërguar atë në ajër. Ndërsa më vonë, pamjet tregojnë se ndërtesa e shkatërruar ka humbur shumicën e çatisë së saj dhe shiu futet brenda në ndërtesën e stacionit të trenit.