Stuhia e shiut/ Drejtori i Emergjencave të Elbasan për Report TV: Situata u normalizua, në terren të gjitha forcat e shërbimit publik

 
 

Pas reshjeve të dendura të shiut në qytetin e Elbasanit ku janë krijuar edhe disa probleme nga vërshimi i ujit ka ardhur edhe një reagim nga Drejtori i Emergjencave në Bashkinë e këtij qyteti, Taulant Sinani.

Sinani në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Aldo Kozarja ka thënë se situata nuk është aspak emergjente megjithatë bahskia dhe emergjencat e qytetit kanë marrë të gjitha masat për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve dhe bodrumeve nga uji.

Ai ka thënë se zona ku pati disa bodrume, rrugë dhe oborre të përmbytura që tashme janë pastruar, ka një problematikë të ngjashme çdo vit pasi është poshtë nivelit të kolektorëve qendror megjithatë do të ndërhyhet që kjo problematikë të zgjidhet.

"Rreth orës 16:200 kemi patur reshje intensive te shoqëruar edhe me breshër për rreth 30 minuta. Kjo zonë ose siç quhet ndryshe zona e Teqes ka një problematike të veçantë pasi sistemi i kullimit nuk funksionon por edhe është  nën nivelin e kolektorëve qendror. Pavarësisht se tre muaj më parë në kishim një situatë të ngjashme nuk kemi përmbytje përjashtim dy familjeve. Problemi është të kanalizimi do bëjmë ndërhyrje që të mos behët më kështu. Tashmë falë ndërhyrjeve situatat nuk përsëriten me përmbytjet. Aktualisht kemi nxjerrë në terren skuadrat e agjencive të shërbimeve publike përfshirë edhe fadromat  komplet stafi i zjarrfikësve dhe nuk kemi asnjë problem apo situatë emergjente. Edhe stafi është në shërbim në 24 orë. Gjendja nuk ka për tu rënduar. Edhe nga shërbimi meteorologjik kemi info. " ka thënë ai.


Lajmi kryesor:

Elbasani e Berati goditen nga stuhitë! Reshje intensive, breshër e rrëshqitje dherash /VIDEO


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja