ANGLI-Një stuhi e fuqishme ka goditur Britaninë e Madhe , duke shkaktuar probleme të shumta në të gjithë vendin.
Sipas autoriteteve lokale, vendi është goditur nga stuhia “Doris”, ku përveç problemeve në transport janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Ndërkohë shpejtësia e erës raportohet të ketë arritur 151 km/orë në veri të Uellsit.
Nga ana tjetër në Irlandën e Veriut, 20 mijë shtëpi mësohet të kenë mbetur pa energji elektrike.
Aeroporti i Londër, “Heathrow”, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike ka anuluar 10% të fluturimeve që ishin planifikuar bëheshin prej tij.
Ndërkohë mediat lokale raportuan se ka patur vonesa të shumta dhe anulime udhëtimesh në transportin hekurudhor në të gjithë vendin.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com