Stuhi mbërriti në gadishullin Iberik me erëra që mbërritën me shprjtësi deri në 130 km në orë.
Meteorologët druhen se “Ophelia” mund të sjellë erëra me fuqinë e uraganit, shira të dhunshëm e turbulenca të forta ajrore. Qendra amerikane e Uraganëve parashikon 50 deri në 70 milimetra shi në perëndim të Irlandës e Skoci, dallgë të larta në zonat bregdetare e përmbytje.
Zyrtarët vendas nuk përjashtojnë mundësinë që stuhia të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike, e paralajmërojnë mbi rrezikun e objekteve që ngre era e fortë në ajër, vështirësitë e transportit, apo edhe ndërprerjen e sinjaleve telefonike.
“Ophelia” lëvizi nga ishujt Azore në oqeanin Atlanik dhe mund të shndërrohet në stuhinë më të fuqishme që godet Mbretërinë e Bashkuar në 30 vite, që prej asaj shkatërrimtare të vitit 1987.
[gallery]24291[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com







