Stuhia ‘Stella’ pezullon takimin
e shumëpritur Merkel-Trump
Brigjet lindore nënpushtetin e dëborës

Stuhia ‘Stella’ pezullon takimin<br />e shumëpritur Merkel-Trump<br />Brigjet lindore nënpushtetin e dëborës
SHBA- Një pjesë e mirë e Shteteve të bashkuara të Amerikës është përfshirë nga moti i keq temperatura të ulta dhe dëborë çka pritet të sjellë kaos në shumë qytete, ndërsa në mbrëmje pritet edhe stuhia ‘Stella’.

Shtetet veri-lindore kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Më shumë se 50 milionë njerëz gjatë bregut lindor janë të kushte të vështira për shkak të ngricave dhe dëborës e cila arrin trashësinë deri në 60 cm.

Autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmagin lëvizjet në rrugë.

Shkollat janë mbyllur mijëra fluturime janë pezulluar duke përfshirë edhe udhëtimin e kancelares Merkel e cila pritej të vizitonte ditën e sotme presidentin Trump një takim aq shumë i pritur por mesa duket fati nuk është me dy liderët.  

“Për shkak të stuhisë udhëtimi i zonjës Merkel është shtyrë për të premten”, u shpreh zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)