Stuhia në Europën Perëndimore, meteorologia: Vendi ynë do të preket shumë pak! E shtuna dhe e diela sjellin rrebeshe, por jo në bregdet

Europa Perëndimore është përfshirë nga një stuhi e rëndë, që ka shkaktuar situatë katastrofike në shumë vende, përfshirë edhe Gjermaninë ku kanë humbur jetën më shumë se 90 persona, por fatmirësisht vendi ynë do të preket vetëm shumë pak nga këto kushte atmosferike.

Në lidhje me Skype për "Report Tv", sinoptikanja Lajda Porja tha se territori ynë do të preket shumë pak nga kjo stuhi, por paralajmëron për kujdes pushuesit në bregdet për shkak se do të ketë prezencë të erës së fortë.

Ajo u shpreh se dita e shtunë dhe e diela do të sjellin një përkeqësim të kushteve të motit, që do të shoqërohet me rrebeshe në zonat veriore, por thekson se zonat bregdetare nuk do të preken.

Temperaturat do të pësojnë një ulje, në krahasim me ato të ditëve të fundit, ku maksimumi pritet të shkojë deri në 34 gradë Celsius.

"Territori shqiptar preket shumë pak nga kjo stuhi, parashikohet që gjatë gjithë ditës së sotme dhe në fundjavë të ketë erë që do arrijë deri në mbi 60-65 km në orë në det të hapur duke bërë që deti të jetë i trazuar, ndaj pushuesit duhet ët kenë një kujdes të veçantë. Sot pritet ketë rrebeshe të izoluar anë zonat veriore ndërsa e shtuna sjellë rrebeshe në zonat malore, në zona e ulëta do të ketë vranësira dhe bregdeti me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ditën e diel rrebeshet do të jenë të pranishëm në një pjesë të mirë të territorit, do të shpëtojë vetëm vija bregdetare. Megjithatë temperaturat do të jenë ideale për pushuesit, bregdeti i jugut nuk parashikohet të ketë reshje dhe shumë pak Adriatiku, temperaturat sot dhe nesër pritet të shkojnë në maksimumi 34 gradë. Sa i përket stuhisë, do të jetë në periferi dhe shumë pak do të preket Ballkani Perëndimor", tha sinoptikanja.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
Përmbytjet në Evropën Juglindore, paralajmëron Ministria e Mbrojtjes: 5 ditët e ardhshme do kemi mot me reshje lokale dhe vërshime uji të shkurtra

Duke vlerësuar situatën e ndodhur në Evropën Juglindore dhe informacionet e mara mbi ndikimin që mund të kenë kushtet e motit edhe në vendet e tjera pranë, Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit njofton se gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet një mot me reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore. 

Theksojmë se situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës. 

Për menaxhimin sa më të mirë të çdo situate të mundshme emergjente që mund të vijë si pasojë e kushteve jo te favorshme të motit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të bashkërendojë dhe koordinojë të gjitha fazat për përballimin e emergjencave civile. 

Janë aktivizuar në gjendjen e gatishmërisë të gjitha strukturat dhe kapacitetet e emergjencave civile, në nivel qëndror dhe vendor për zbatimin e planeve në rastet e përmbytjeve. 

Kujtojmë edhe njëherë që në vendin tonë kushtet e motit të parashikuara gjatë javës nuk do të kenë pasoja negative të përmasave madhore.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)