Stuhia Nils ka lënë pas dy viktima në Francë, ndërsa rreth 450 mijë persona vijojnë të jenë pa energji elektrike.

Zëdhënësja e qeverisë franceze, Maud Bregeon, bëri të ditur se një person humbi jetën të enjten në departamentin Landes, ndërsa viktima e dytë u regjistrua në orët e fundit në Tarn-et-Garonne.

Shërbimi meteorologjik Meteo-France e përshkroi stuhinë si me “forcë të pazakontë”, ndërsa zona të rëndësishme në jugperëndim të vendit mbeten në alarm të kuq për përmbytje.

Operatori i rrjetit elektrik Enedis njoftoi se në kulmin e saj stuhia la pa energji deri në 900 mijë abonentë. Ekipet e emergjencës kanë angazhuar 2,100 teknikë për rikthimin e furnizimit me energji.

Alarmi i kuq për përmbytje në departamentet Gironde dhe Lot-et-Garonne do të mbetet në fuqi deri të shtunën.

Ndërkohë, edhe në Spanjë u shpall alarm i kuq në rajonet veriore Galicia, Cantabria dhe Basque Country për shkak të stuhisë Nils, e cila është e teta që godet vendin këtë vit. Sipas Meteo-France, stuhia tashmë është zhvendosur drejt lindjes së Evropës.