TIRANE - Report Tv ka rinisur transmetimin pas disa orësh ndërprerje. Shkak i ndërprerjes së transmetimeve përkohësisht u bë stuhia e djeshme që goditi Tiranën duke shkaktuar përmbytje të shumë rrugëve por dhe të godinës së Report Tv. Informojmë të gjithë shikuesit që janë interesuar gjatë këtyre orëve për nisjen e trasmetimit, se tashmë mund të ndjekin programacionet e Report TV.
Gjatë gjithë natës stafi i emergjencës me mjetet e emergjencës punoi për të larguar ujin nga ambientet e televizionit prezenca e të cilit arriti dje deri në lartësinë deri në 50 centimetra, ndërsa stafi i televizionit po punon maksimalisht për të stabilizuar situatën pas rinisjes së transmetimit.
Reshjet e dendura gjatë ditës së djeshme sollën përmbytjen e rrugës "Frosina Plaku" pranë ish-parkut të Autobusave, ku ndodhet edhe godina e Report Tv. Mungesa e kanalizimeve të kësaj rruge solli që uji të vërshonte në ambientet e godinës, lartësia e të cilës shkoi deri në 50 centimetra, ndërsa uji hyri dhe në kabinën elektrike.
Lajmi kryesor: