Stuhitë e forta vrasin pesë vetë në
Gjermani, Poloni, Çeki e Austri

Stuhitë e forta vrasin pesë vetë në<br />Gjermani, Poloni, Çeki e Austri<br>
Stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar kërdi në pjesë të Evropës qendrore dhe veriore, duke vrarë të paktën pesë vetë në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke.

Një 63-vjeçar u mbyt në bregdetin gjerman si rezultat i rritjes së stuhisë ndërsa katër të tjerët u vranë nga pemët në rënie në erëra të forta.

peme e shkulur

Erërat arritën në 180 km/h në malin më të lartë të Republikës Çeke.

Mijëra polakë dhe çekë janë ende pa ernergji elektrike. Qendra e qytetit gjerman të Hamburgut është përmbytur.

permbytje

Disa shërbime hekurudhore janë të  pezulluar ende në disa pjesë të Gjermanisë pasi rrugët janë të përmbytura.

Përndryshe u raportua edhe për hekurudhat dhe disa rrugë nëpër Republikën Çeke.

Një anije mallrash ka ngecur në rërë në ishullin gjerman Langeoog. Autoritetet po mbajnë një shikim të afërt pasi 1,800 ton naftë mund të rrjedhë.

Ekuipazhi i anijes prej 22 vetash ishte i sigurt, raporton transmetuesi DW.


Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrvënësit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrvënësit