Stuhitë Elsa dhe Fabien godasin Europën, regjistrohen katër viktima

Stuhitë Elsa dhe Fabien godasin Europën, regjistrohen katër viktima

Stuhia Elsa, me erëra të forta dhe reshje shiu të dendura, ka goditur disa pjesë të Europës duke i marrë jetën katër personave në Spanjë dhe Portugali.

Elsa gjithashtu ka krijuar probleme të shumta në Britaninë e Madhe dhe Francë.

Dy persona humbën jetën në Spanjë për shkak të Stuhisë Elsa, e cila prodhoi erëra deri në 160 km/orë, përmbytje, rrugë të mbyllura dhe pezullim të mësimit në shkolla, kurse dy viktimat e tjera u regjistruan në Francë dhe Portugali ku prej alarmit të kuq të lëshuar nga autoritetet në 9 rrethe në veri dhe qendër të vendit, u evakuuan me qindra banorë.

Mëngjesin e sotëm, një tjetër stuhi, ajo e njohur me emrin Fabien, ka zbritur në ngushticën detare që lidh Marokun, Francën dhe Spanjën, duke vështirësuar lundrimin në det.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'