Ndarja e reperit nga Kosova, Majk nga Majlinda Zeka është më e përfolura në showbizin shqiptar pasi kanë dhe një fëmijë së bashku. Para disa ditësh ish-e dashura e reperit bëri deklaratën e papritur ku tregonte se Majk nuk kujdesej financiarisht për të birin. Pak orë më parë anëtari i grupi 'Babastars' ka publikuar një foto ku tregon blerjen e fundit të tij, një Porche. Krahas fotos Majk shkruan: "Kur isha 17, doja gjithçka që kishte në dyqan. Kur u bëra 28, i bleva të gjitha, thjesht që të sigurohesha.’
Të menjëhershme kanë qenë komentet negative të fansave të cilët e kanë ‘masakruar’ duke shkruar: "Vozit porsche, e djalin s'je në gjendje ta financosh, marrë dhe turp, gruja jote e ka qit në story qe nuk kujdesesh e knej më lavdërohesh. S'të vlen pasuria kur fmija yt s'të intereson. Me te interesu e poston një foto sado pak e s'e fsheh djalin e jo më tutje.