Është gjithmonë tipi i surprizave. Askush nuk e kishte pritur, por Stresi po i respekton rregullat e vetëkarantinimit shumë mirë. 
Në një lidhje skype me gazetaren Suada Daci në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, reperi ka treguar si po kalon ditët e tij në karantinim, por ka zbuluar edhe plane interesante për sa i përket jetës muzikore, duke zbuluar se shumë shpejt do të sjellë bashkëpunim me një reper grek. 

"Unë jam Elita 5 i dytë, hitet e mia nuk vdesin kurrë. U bënë 7 vjet nga 'Love Story'. Kam realizuar një nga bashkëpunimet më të mëdhaja në historinë e karrierës sime, me  reperin grek që ka thyer tabut në Greqi, bashkëpunimi është i kryer." shprehet Stresi ndërkohë që zbulon se do të ketë edhe një këngë për situatën e krijuar nga koronavirus.