Subashi e Bllako në SPAK për inceneratorët, Basha: Janë aty ku e meritojnë, do kërcasin prangat! S'i kanë ngjyer gishtat pa dijeni të Ramës

Deputeti socialist, Alqi Bllako dhe kryebashkikau Armando Subashi ishin sot në SPAK dhe dhanë dëshminë për Inceneratorin e Fierit, por sipas kryedemokratit Lulzim Basha ata janë atje ku e meritojnë, si fajtor për këtë aferë korruptivi siç PD e ka cilësuar. Nga Rrogozhina ku prezantoi kandidatin Ferdinant Saraçi, Basha tha se të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë do të përfundojnë pas hekurave.

“Sa më shumë iu afrohen nxehtësia e drejtësisë, sa më shumë dëgjohen tringëllimat e prangave aq më shumë kanë filluar flasin për brava. Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Dy ministra i ka prapa hekurave tek 313. Të tjerë e kanë radhën. Se ky është edhe nga ata që i bën kurban me idenë se shpëton vetë”, tha Basha.

Referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama se kush ka 'ngjyer gishtin' tek Inceneratorët do të dalë para drejtësisë, kryedemokrati e ka një përgjigje.

“Jo vetëm zbulimi i skemës së vjedhjes me inceneratorët por edhe arrestimi një nga një, burgosja një è nga një, Saimir Tahiri, Lefter Koka qe është bishti i aferës qe është arrestuar, Alqi Bllako që është thirrur dje në SPAK, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, kryebashkiakët e tjerë të Elbasanit, të Fierit. Tani një pyetje: Këta qenkan te gjithë bashke për të vjedhur 430 mln euro dhe Edi Rama s'kishte dijeni, thoni ju? Gjithçka është bërë pas shpinës së tij, siç thotë ai? Ka ngjyer gishtin pas shpinës së EDI Ramës? Guxojnë këta pa shpinës së Edi Ramës? Pa diskutim që jo”, u shpreh Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, Partia Demokratike ka shënuar fitoret më të mëdha për shqiptarët, duke shtuar se me ta në krah do të ecin drejt një horizonti të ri.

"Por se kemi kombinuar këto faktorë pra, opinionin publik shqiptar, vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, përfshi edhe ata që i kemi pasur kundërshtarë politik, dhe faktorin tjetër, pa të cilin ky vend nuk bën përpara, që është aleanca strategjike me SHBA dhe me Bashkimin Evropian. Me ta në krah, kemi shënuar fitoret më të mëdha politike, me ta në krah kemi shënuar arritjet më të mëdha për shqiptarët, me ta do ta hedhim prapa këtë kohë të mbrapshtë dhe do të kemi së bashku, një horizont të ri", vijoi kryedemokrati.

Opozita ka përdorur si kartën e saj më të fortë në betejën opozitare hetimet për inceneratorët, që i quan një aferë kriminale. Sot lidhur me inceneratorin e Fierit, u morën në pyetje nga SPAK, deputeti socialist Alqi Bllako dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi. Ndërkohë, vijon të jetë në burg, ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 19/02/2022 09:56

    Ku e gjen jete kurajo ky njeri qe eshte i akuzuar per vjedhje te 230 milion dollareve dhe vrasjen e kater deshmoreve ne bulevard te permend prangat oer zyrtar te shtetit.Kete te drejte e ka vetem drejtesia qe presim dhe jo ajo e tanishme qe vepron shume ngadale per dishet tuaja

    Përgjigju
  • Endri: 18/02/2022 21:29

    Cfare te drejte ke ti o hajdut i qelbur te falsesh per kercitje prangash?! Sado te mundohesh te hiqesh sikur ke ardh sot ne politike, ti dime mire zullumet. Ishalla sa me shoejt kercasin prangat ne duart e tua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare