Subashi: Ja deklarata e pasurisë së
Bashës 31 vjeç, Berisha në 'mbrojtje'
Akuzat e bëra nga ana e Armando Subashit për pasurinë e Lulzim Bashës, solli edhe reagimin e fortë të Berishës, i cili i doli në mbrojtje pasardhësit të tij në mënyrë heroike.
TIRANE- Akuzat e bëra nga ana e Armando Subashit për pasurinë e Lulzim Bashës, solli edhe reagimin e fortë të Berishës, i cili i doli në mbrojtje pasardhësit të tij në mënyrë heroike. Gjatë diskutimit të draftit për ndryshimet e bëra në ligjin për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, deputeti Armando Subashi theksoi se tanimë duhet të futemi në rrënjët e politikanëve në pasurinë e tyre, ku në thelb kishte deklaratën e Lulzim Bashës në vitin 2005. “Jam dakord me zonjën Topalli që të kërkojmë rrënjët e pasurisë së çdo zyrtari.
Po, jam dakord. Shtëpi në Holandë, 500 mijë gulden; apartament në Tiranë; apartament tjetër në Tiranë; apartament në Durrës; automjet Mercedes Benz; pikturë me vlerë 6500 euro; orë dore 5200 euro; orë dore tjetër; unazë diamanti 11 mijë euro; serviz pjatash kineze 6800 euro; aksione në bursë 18 mijë euro etj. Besoj e kuptuat! Është deklarata e bërë në 2005-ën e një 31 vjeçari.
Bini dakord t’i gjejmë rrënjët kësaj pasurie zonja Topalli. Ta gjejmë si është vënë kjo pasuri pa asnjë ditë punë,”,- tha Subashi. Por pas kësaj deklarate erdhi edhe reagimi i Sali Berishës, i cili në mënyrë heroike i doli në mbrojtje Bashës, duke theksuar se Basha ka qenë shqiptari më i paguar në Hagë.
Duke marrë shkasë nga kjo, ish-kryeministri bëri apel nga salla e Kuvendit për një revoltë të fuqishme kundër qeverisë. Krahas kësaj, Berisha akuzoi Ramën se para tri ditësh ka zhvilluar një takim prej 2 orë e30 minutash me kreun e ILDKP-së. “Ai ka qenë shqiptari më i paguar në Hagë, ndërsa gruaja e tij ka qenë fort e paguar në misionin në Holandë. Kryekreu juaj ka zhvilluar para dy ditësh një takim prej 210 minutash me kreun e ILDKP-së, ku i ka kërkuar falcifikimin e deklarimeve të tyre të pasurisë. I bëj edhe një herë thirrje qytetarëve nga këtu që të ngrihemi më fuqishëm se kurrë kundër qeverisë”,- theksoi Berisha.
Shkrimi u publikua sot 25 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4458
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18