TIRANE- Komisioni i Ligjeve miratoi dje ndryshimet për ligjin për ILDKP-në nga ku është parashikuar se kompetencat për propozimin e kryetarit do ta ketë Kuvendi. Ndryshimi i paraqitur nga një grup deputetësh të mazhorancës përcakton se Presidenti nuk mund ta ketë këtë të drejtë pasi nuk e ka të përcaktuar në kushtetutë, dhe për rrjedhojë këtë duhet ta ketë Kuvendi. Sipas përcaktimeve të bëra në projektligj theksohet se kreu i ILDKP-së i paraqet Kuvendit 3 muaj përpara mbarimit të mandatit fillimin e vakancës.
Më pas Kuvendi hap kandidaturën për vendin bosh në krye të ILDKP-së ku do të miratohen 3 kandidatura. Që të tria këto kandidatura duhet të miratohen me 2/3 e votave të komisionit dhe më pas t’i paraqiten Kuvendit në seancë plenare. Por këto propozime të mazhorancës nuk u cilësuan të drejta nga ana e opozitës ku theksuan se po bëhet një tentativë për rrëmbimin e kompetencave të presidentit. Në fjalën e tij, nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi theksoi se mazhoranca po bën një sulm të hapur ndaj presidentit si edhe ndaj institucioneve të pavarura.
“Jeni përpara rrëmbimit të kompetencave të Presidentit si një garantues të kompetencave. Me fjalë të tjera po rrëmbeni institucionet e pavarura. Kush thotë të kundërtën është duke thënë një budallallëk ose një maskarallëk. Nëse kalon sot, pavarësia e institucioneve hidhet në koshin e plehrave dhe ne si opozitë nuk mund ta pranojmë këtë”,-theksoi Bylykbashi. Pas kësaj deklarate opozita u largua nga komisioni, por replika e mazhorancës nuk mungoi. Deputeti Armando Subashi theksoi se ndryshimet në ligjin për ILDKP-në janë mëse të nevojshme pasi rrisin luftën ndaj korrupsionit tek zyrtarët e lartë, duke shtuar më pas akuza për Bashën, i cili ka deklaruar 500 milion lekë të fituara në bursë.
“Sipas tyre këtë kompetencë do t’ia marrim kryeministrit. Por në 2017-ën do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe Lul Basha thotë se do të jetë kryeministër. Ça frike kanë nga kjo kompetencë pasi këtë të drejtë do ta ketë Luli në 2017-ën? Po në subkoshiencën e tyre ata e dinë që për 8 vjet nuk kanë shance që të rivijnë në pushtet. Nëse do të ishin miratuar këto ndryshime Lul Basha kur bëri deklarimin e pasurisë nuk do të thoshte se kishte nga 400-500 milion lekë. Nuk do të deklaronte ato unaza me diamante dhe të thoshte se i kishte fituar në bursë. Po të ishte ky nen nuk do të ndodhte pasi parat do t’i mbyllte në bankë dhe do merrej vesh se si i kishte bërë”,- theksoi Subashi.
Propozimet
Deputetët e mazhorancës bënë dje disa propozime për të ndryshuar edhe më tej ligjin për ILDKP-në në mënyrë që të rritet gama e personave që do të hetohen nga deklarimi i pasurive. Konkretisht deputetja Ermonela Felaj kërkoi dje që në fushën e deklarimi të pasurisë të futen edhe shefat e pavijoneve të spitaleve pasi sipas saj, korrupsioni në sistemin e mjekësisë është tejet i larë. Krahas kësaj, ajo propozoi që të futen në listën e deklarimit të pasurive edhe udhëtimet e zyrtarëve jashtë vendit ku në formularin e deklarimit të deklaroi se për çfarë do të iki dhe ku i ka gjeneruar parat për të gjithë udhëtimin.
Në propozimin e tretë ajo kërkoi ishte që pjesë e deklarimit të pasurisë të jenë edhe pagesat për studimin e fëmijëve. Konkretisht zyrtarët do të deklarojnë parat që paguhen për studimin e fëmijëve jashtë Shqipërisë si edhe brenda Shqipërisë ku të përfshihen edhe ata që janë në sistemin parauniversitare.
Deputetja tjetër e PS-së, Vasilika Hysi theksoi se pjesë e ndryshimit të ligjit për parandalimit të konfliktit të interesit të jenë edhe bashkëjetuesit. Pra personat që bashkëjetojnë pa u celebruar duhet të jenë pjesë e deklarimit të pasurisë pasi nëse njëri prej tyre disponon pasuri që nuk i lejohet me ligj si televizion, radio, hidrocentrale etj që janë pasuri publike, do të çohen për procedim penal në prokurori.
Shkrimi u publikua sot (19.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com