Subashi për Report Tv: Infektimi i 3 personave këmbanë alarmi! Të respektojmë masat, jo të ulim vigjilencën

Kreu i bashkisë së Fierit në një intervistë për Report Tv shprehet se 3 rastet e reja të shfaqur në Fier tregojnë se nuk duhet ulur vigjilenca e qytetarëve. Sipas Subashit bashkia që ai drejton ka marrë të gjitha masat për të kontrolluar respektimin e rregullave të vendosura si shkak i COVID-19. Jo vetëm institucionet por dhe grupe vullnetarësh janë në ndihmë jo vetëm të pensionistëve por dhe familjeve në nevojë, ku i dërgohen pako me ndihma.

Si është gjenja shëndetsore e 3 personave të rezultuar pozitiv me COVID-19?

Gjëndja është e mirë, kanë simptoma të lehta, prandaj ju bë dhe testi. Është një person dhe dy fëmijët  e tij. Sot do të merren mostrat e plota dhe nga darka do kemi një panoramë të plotë të situatës.

Personat e infektuar dyshojnë se mund ta kenë marrë në market?

Jo në ambientet publike por mund të kenë takuar persona të ndryshëm. Nuk bëhet fjalë në market ose bankë. Pretendimi i tyre është se kanë patur kontakte me njerëz. Kemi filluar që dje me një karatinim të plotë të tyre dhe është bërë dizinfektimi I zonës ku ata jetojnë. Rasti i djeshëm është një këmbanë alarmi, armiku është midis nesh por ne nuk duhet të ulim vigjilencën.

Fieri ka 38 persona të prekur, sa janë gjyrmuar kontaktet e tyre?

Kemi parasysh 3 bashki jo vetëm Fierin. Të infektuarit e parë janë mjekuar dhe pas testit të tretë pas 14 ditësh kanë rezultuar negativë. Kemi patur një rast vdekje të një 90-vjeçari, por lajmi pozitiv është se bashkëshortja 86 vjeçe e kaloi dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Çfarë masash keni marrë për evitimin e rradhëve të gjata?

Padyshim është një luftë e vazhdueshme, në ambientet ku njerëzit shkojnë për shërbimet e veta. Tregjet i kemi në kontroll. Bankat ngelen problem dhe kemi dalë bashkë me drejtorin e policisë së qarkut Fier. Kam biseduar me një prej drejtorëve të bankave të nivelit të dytë për të hapur një filial tjetër, për të shmangur rradhët në sportele.

Si po i asistoni të moshuarit ju si bashki?

Kemi ngritur një grup vullnetarësh dhe po bashkëpunojme me të gjitha institucionet. Për pensionistët që asistojmë, kemi një database për të gjithë ata që kanë nevojë dhe jetojnë të vetëm. Cdo ditë numri i pensionistëve rritet dhe lista shtohet nga telefonatat që na kanë ardhur. Kemi marrë masa që me grupet në terren ta përballojmë këtë situatë. Kemi disa ditë që po shpërndajmë ndihma sipas kriterev që ka përcaktuar Këshillli i Ministrave. Në Këshillin e Bashkisë kemi marrë vendim për të ndihmuar dhe familje që janë në vështirësi ekonomike.

Fierakët shprehen se s’kemi buke të hamë?

Nuk ka lidhje banka me njerëzit që thonë s’kemi bukë për të ngrënë. Për të gjitha kategoritë në nevojë ne japim ushqime dhe me vendim të këshillit bashkiak e kemi zgjeruar listën.

Në total i gjithë qarku i Fierit ka regjistruar 38 raste të personave të prekur me COVID-19, ku si shkak i virusit një 90-vjeçar ka humbur jetën.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)