Subvencionet e bujqësisë për fermerët, kreu i ‘Agro Biznesit’ në Report Tv: E domosdoshme, por s’duhet parë si zgjidhje afatgjatë

Ditën e sotme janë hapur aplikimet për skemën e mbështetjes në bujqësi për të gjithë fermerët. Për kreun e ‘Agro Biznesit’, kjo skemë e ndërmarrë nga qeveria është një zgjidhje e domosdoshme për momentin. Sipas Agim Rrapaj, i cili foli në Sot Live në Shqipëri, me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu ai tha se gjithsesi nuk duhet parë si një zgjidhje afatgjatë.

“Skema që përdor Shqipëria është e ndryshme nga rajoni. Shqipëria nuk është e fokusuar te subvencioni. Sepse nuk zgjidh ai problemet me bujqësinë, është një element. Është i domosdoshëm por jo zgjidhje afatgjatë.”- tha Rrapaj.

I pyetur për situatën e blegtorisë ai u shpreh se megjithëse ka rënie, problemi ka nisur shumë më herët pasi nuk ka pasur transparencë. Rrapaj u shpreh se me ardhjen e qeverisë Rama u pa një ndryshim sa i takon transparencës dhe kjo gjë ndihmoi në ndërhyrjen e situatës, megjithatë ka rënie të ndjeshme në blegtori.

“Blegtoria ka një rënie prej 5% por ka vite që blegtoria ka rënie graduale dhe një reduktim të ndjeshëm të numrit të krerëve. Shkaqet kanë qenë mos vlerësimi i situatës në terren, mos regjistrimi dhe mos raportimi i situatës dhe kjo ka vijuar prej vitesh. Vitet e fundit ka patur transparencë. Investimet në kullota, mungesa e barinjve janë disa nga element që e kanë ulur.”- vijoi ai.

 Të gjithë fermerët dhe blegtorët mund t’a bëjnë aplikimin përmes portalit qeveritar e-Albania pa asnjë kosto. Nga skema mbështetëse në bujqësi, kësaj herë nuk do të përfitues vetëm fermerët, por edhe blegtorët, bletarët, peshkatarët. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 11 prill. Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë